Deputetja e LDK-së: Vendin e presin ngjarje kritike, klasa politike të jetë syçelë

Politika

Deputetja e LDK-së: Vendin e presin ngjarje kritike, klasa politike të jetë syçelë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 9 janar 2018 Në ora: 22:25
Valentina Bunjaku- Rexhepi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku- Rexhepi ka thënë për “Bota sot” se qytetarët janë të zhgënjyer me klasën politike, pasi që Qeveria po punon për me i plotësuar dëshirat e kryeministrit dhe zëvendësministrave.

“Opinioni në Kosovë dhe qytetarët e saj janë zhgënjyer pafundësisht me klasën politiken në vend. Me plotë të drejtë! Në vend se qeveria Haradinaj të punojë e tejkalojë problemet e shumta ajo i plotëson dëshirat e kryeministrit dhe zëvendësministrave e shumtë të saj”, ka theksuar ajo.

Bunjaku- Rexhepi ka thënë se pjesë e zhgënjimeve është edhe Gjykata Speciale, e cila nuk mund të ketë kthim mbrapa.

“Në këtë kontest të zhgënjimit qytetare tash aktuale është çështja e gjykatës speciale. Procesi i saj nuk mund të ketë kthim mbrapa por vetëm ecje përpara me gjithë pasojat dhe defektet që mund të ketë! Kryetari Veseli mundet edhe mos ta thërras seancën pre Gjykatën speciale dhe për këtë mund të ketë kundërshtime edhe nga veteranet e UÇK-së! Vendi mund edhe të shkojë në zgjedhje të reja por jo për ketë pikë por për punën totalisht të dështuar të qeverisë!”, ka deklaruar ajo.

Në fund, ajo ka shtuar se nëse LDK-ja ta kishte pasur fuqinë do t`i kishte parandaluar vrasjen e njerëzve të saj, ndërsa për më tepër ka thënë se e presin ngjarje kritike.

“LDK-së nuk i takon të ndriçoje rastet e vrasjeve dhe vendosjen e drejtësisë siç ka thënë kryetari Veseli, ajo po të kishte atë fuqi do ta parandalonte edhe vrasjen e njerëzve më të çmuar të saj!! Personalisht mendoj se vendin e presin ngjarje kritike dhe të rëndësishme për vendin andaj klasa politike duhet përmbajtur dhe jetë syçelë në vazhdim!!”, ka përfunduar Bunjaku- Rexhepi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat