“Puçistët e larguar nga Vetëvendosje, vepruan sipas skenarit të SHIK-ut”

Politika

“Puçistët e larguar nga Vetëvendosje, vepruan sipas skenarit të SHIK-ut”

Nga: A.Zh Më: 10 janar 2018 Në ora: 17:55
Lëvizja Vetëvendosje

Opioniosti Binak Maxharraj, përmes një shkrimi të dërguar në gazetën “Bota sot”, ka komentuar për largimet e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai i ka quajtur puçistë dhe rebelë të larguarit nga Vetëvendosje, duke thënë se ata vepruan sipas skenarit të SHIK-ut.

Sipas tij, nëse ata do të formojnë një parti të re, ajo do të zhduket “sikur fluska e Edita Tahirit”.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë:

Këta puçistët, rebelët, kontrarevolucionarët e LVV, e cilët siç thotë  analisti i njohur politik Faton Mehmeti, po veprojnë sipas skenarit të SHIK-ut, nëse marrin guxim të formojnë ndonjë Parti të re politike, do të kenë fatin e Partive xhuxhe të Edita Tahirit, Bujar Bukoshit, Nexhat Dacit e shumë të tjera dhe do të shuhen si fluska sapuni, apo do të zhduken se fluska e Edita Tahirit.

Për të mbijetuar, këta rebel apo puçist të LVV, të cilët ia kthyen shpinën Partisë, e cila i pranoi, i rriti, por kur menduan se u bën dikushi e luajtën bishtin në stilin "hej a e dini se kush jemi ne", më mirë u bie që t'i bashkohen PDK-së, sepse ndoshta aty nën sqetullën e Kadri Veselit do ta gjejnë rehatinë.

Lëvizja Vetëvendosje edhe pa këta puçistë, rebelë do ta vazhdojë rrugëtimin e vet normal duke u forcuar edhe më shumë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat