LDK dhe LVV ta demaskojnë celulën e së keqes në Kosovë

Politika

LDK dhe LVV ta demaskojnë celulën e së keqes në Kosovë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 janar 2018 Në ora: 21:30
Isa Mustafa, Albin Kurti

“Nuk kemi asnjë dyshim se LDK dëshiron dhe duhet gjithherë të punoi që vrasësit e aktivistëve të devotshëm të partisë sonë kurdo t’i arrij dora e ligjit dhe mallkimi i zotit. Por, asnjëherë nuk e ka bërë dhe nuk e bën këtë fshehurazi dhe pabesisht. Nuk jemi ne ata që fusim thikë prapa shpine as partnerëve lokal e as miqve ndërkombëtarë. PDK mos ta bëj gabimin e të niset nga vetvetja kur gjykoni tjerët, sepse nuk janë të gjithë kosovarët të pabesë”, ka thënë Bajram Gecaj.

Letra e publikuar ditë më parë  nga Kadri Veseli, në të cilën shihej zmbrapsja e tij nga përkrahja për rrëzimin e Gjykatës Speciale, është shenjë se krye parlamentari po synon rikthimin e situatës së tensionuar mes “krahut të luftës dhe atij të paqes”. në vitin 2000. 

Veseli ka hedhur akuza ndaj LDK-së dhe VV-së duke tentuar të nxisë konflikt. Veseli, po ashtu kritikonte ashpër deputetët e LDK-së dhe VV-së dhe kjo u bë me qëllim që të nxitet një pasiguri në vend. Në letrat e QUINT-it, e sidomos ato të Amerikës, po ashtu u tha se e gjithë kjo nga ana e Veselit u bë për interesa personale dhe jo shtetërore. 

PDK mos ta bëj gabimin

Në lidhje me këtë çështje, anëtari i LDK-së Bajram Gecaj ka thënë për “ Bota sot” se Kadri Veseli po fshihet prapa urrejtjes kronike ndaj LDK-së kur duhet të gëlltitë të pabërat e veta, pasi që partia e tij ishte pikërisht shtytësja kryesore e aprovimit të amendamentit kushtetues dhe e ligjit mbi gjykatën speciale. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat