“Agjent i kujt ishte Hashimi? Kështu u rekrutua Thaçi nga shërbimi francez”

Politika

“Agjent i kujt ishte Hashimi? Kështu u rekrutua Thaçi nga shërbimi francez”

Nga: P.R Më: 11 janar 2018 Në ora: 12:14
Ish kreu i shërbimit sekret francez Pierre Siramy, kishte thënë se Hashim Thaçi është agjent i tyre, dhe se rekrutimi i tij ishte bërë në Rambuje.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në shumë shkrime në media, si dhe në opinione të ndryshme, disa herë është akuzuar edhe si agjent i shërbimit francez.

Madje, televizioni francez Canal +, kishe realizuar një dokumentar, i cili së fundit është riaktualizuar prapë,  ku edhe ish kreu i shërbimit sekret francez, Pierre Siramy, kishte thënë se Hashim Thaçi është agjent i tyre, dhe se rekrutimi i tij ishte bërë në Rambuje.

Image
Ish kreu i shërbimit sekret francez, Pierre Siramy

“Hashim Thaçi është kontaktuar nga reprezentuesi ynë lokal që vepronte në Kosovë. Është krijuar një miqësi vëllazërore. Po, ai është bërë agjent. Gjithçka ka filluar larg fushëbetejës, në Rambuje”, kishte deklaruar Siramy në dokumentarin e Canal +.

Ndërsa, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka dhënë dy hipoteza të tij, që sipas tij dëshmojnë se Thaçi është agjent i shërbimit francez.

“Sa i përket regrutimit të Hashim Thaçit nga DGSE Franceze ka dy hipoteza por hipoteza ma reale dhe e besuar është se në atë rekrutim gisht ka ndikimi i UDB Serbe cili njihet si vllau i vogël e shërbimit sekret DGSE-Francez shtet i cili ka lidhje historike shekullore me Serbin (ishin edhe aleat të luftës në frontin e Selanikut ku ushtrinë serbe e komandonin gjenerali Francez kundër Austro Hungarisë. Dhe dihet nuk është sekret më se vëllai i presidentit ishte informator (VIP) i UDB, po ashtu dihet se Hashim Thaçin e rekrutoj oficeri i DGSE për  Ballkani  Denjar Arnaud i cili flet serbishten shumë mirë pasi është edhe dhëndër serb ka gruan Serbe dhe ka punuar disa vite 1993_94..si atashe ushtarak në Sarajevë gjate luftës në Bosnje”, ka thënë Miftari.

Image
Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari

Sipas tij, Denjar Arnaud e ka ndihmuar Hashim Thaçit gjatë konferencës së Rambujesë.

“Po ky agjent francez i ka ndihmuar si këshilltar të vjen në pushtet Aleksader Vuqiqit sikurse i ndihmoj DGSE Hashim Thaçit ta ketë fjalën kryesore në Rambuje karshi liderëve tjerë sidomos ndaj Ibrahim Rugovës dhe shërbimit sekret Francezo-Serb i konvenonte ta kenë njeriun e vet në ballë të  bisedave në Rambuje  por ma vonë edhe në krye të pushtetit në Kosovë pas luftës”, ka theksuar Miftari.

Ai thotë se shërbimit francez, dhe atij serb nuk i ka konvenuar që ta ketë përballë si negociator Ibrahim Rugovës, Adem Jasharin apo Zahir Pajazitin.

“Shërbimit sekret Francez e sidomos Serb  nuk i konvenonte ta ketë përball si kundërshtar politik dhe ushtarak palën shqiptare si  Adem Jasharin apo Zahir Pajazitin ose Ibrahim Rugovën si negociator kundërshtar por edhe udhëheqës politik pas luftës. Andaj kjo është arsyeja kryesore dhe fatkeqësia e jonë si shtet pse na parashuton në pushtet dhe në luftë Hashim Thaçin dhe klanin i parashutuar nga  kundërshtarët tonë historik”, është shprehur Miftari.

Sipas tij, shërbimet sekrete tentojnë te gjejnë informatorë në shtetet armike dhe në shtetet ku kanë synim politik ekonomik apo ushtarak.

“Për të qenë pjesë e shërbimit sekret të një shtetit të mirëfilltë duhet të jesh i zgjuar dhe kuadër i aftë psiqikisht dhe fizikisht t’i kalosh shumë teste por sidomos  duhet  të jesh i besuar i shtetit apo një  popullit te cilit i përket shteti. Por kjo vlen për anëtar standard të një shteti por kur vjen puna te informatorët e jashtëm shërbimet sekrete tentojnë te gjejnë informator sidomos në shtetet armike dhe ne shtetet ku kanë synim politik ekonomik apo ushtarak”, ka thënë Miftari.

Image
Zafir Berisha

Po ashtu kohë më parë, ishte edhe deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, kishte parashtruar pyetjen lidhur se agjent i kujt ishte Hashim Thaçi.

“Thaçi asnjëherë nuk është distancuar nga fjalët se ai ishte agjent i francezëve. More nëse ka qenë veç i francezëve mirë shumë, po… Një pjesë e atyre që janë kanë pjesë e regjimit fashistë sot jana pjesë e institucioneve. Regjimit serb i ka ndihmuar edhe dikush nga shqiptarët. Emra nuk jap sepse nuk e luaj rrolin e prokurorit”, kishte thënë Berisha, në një debat televiziv në Kosovë.

Gazeta “Bota sot”, ka provuar të marrë qëndrimin e presidencës lidhur me këto akuza të drejtuara ndaj Thaçi nga ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, por ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara nga gazeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat