Morina: Milaim Zeka ia huqe keq, deputeti që dyshoj se e vrau Enver Malokun nuk është nga LDK -ja e as nga Vetëvendosja!

Politika

Morina: Milaim Zeka ia huqe keq, deputeti që dyshoj se e vrau Enver Malokun nuk është nga LDK -ja e as nga Vetëvendosja!

Nga: B.S Më: 11 janar 2018 Në ora: 16:18
Bajrush Morina

Polemikat mes gazetarit Bajrush Morina dhe deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, se kush e kreu vrasjen e veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të kolumnistit të gazetës “Bota sot” Enver Maloku, nuk kanë të ndalur, përcjellë "Bota sot".

Morina përmes një postimi në Facebook ka shkruar se deputeti për të cilin dyshon se ka dorë në vrasjen e Enver Malokut nuk është as nga LDK-ja e as nga Vetëvendosja.

“Unë nuk besoj se ti e di se në cilin deputet kam aluduar unë, por që më ta fshi krejt prej mendjes tënde aludim tënd të gabuar atëherë po të them se deputeti për të cilin unë dyshoj se ka dorë në vrasjen e Enver Malokut nuk është as nga LDK-ja e as nga Vetëvendosja”, ka shkruar Bajrush Morina në llogarinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat