Akuza të rënda: Haradinajn mund ta kenë sjellë në pushtet qarqe anti-shqiptare

Politika

Akuza të rënda: Haradinajn mund ta kenë sjellë në pushtet qarqe anti-shqiptare

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 11 janar 2018 Në ora: 16:30
Kryeministri Ramush Haradinaj

Analisti politik, Jeton Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” teksa flet për mos publikimin e kontratës për “Kosova e Re” nga ana e ekzekutivit thotë se ai dyshon se Haradinajn e kanë sjellë në pushtet qarqe anti-shqiptare me qëllim për të dëmtuar vendin.

“Unë mendoj se ardhja e Haradinajt në krye të qeverisë mund ta kenë sjellur qarqe të caktuara anti shqiptare duke ditur se që nga ardhja e tij në institucione, Kosovën e ka dëmtuar shumë”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.

Image
Analisti Jeton Kelmendi

Mos publikim e kontratës për termocentralin “Kosova e Re” është një skandal tjetër i radhës të kësaj qeverie, e cila që nga ditët e para ka filluar të sjellët krejtësisht arbitrare.

“Unë mendoj se prapa saj janë shumë dyshime dhe vërehet se nënshkrimi i saj dhe deklaratat e pamenduara të kreut të qeverisë se do të publikohet në momentin që përfundon, tregon për një papërgjegjshmëri totale që nënshkruan diçka që nuk ka mbaruar”, ka thënë Kelmendi.

“Për mua këtu është gjithçka enigmatike dhe këtë kontratë kanë mundur ta nënshkruajnë edhe kryeministrat para tij, Thaçi, Mustafa dhe nuk i kishte rënë hise kryeministrit aktual Ramush Haradinaj për të nënshkruar sikur të ishte diçka që nuk fshehët prapa saj”, ka shtuar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat