Alivanoset në rrugë dhe nuk i del në ndihmë askush, profesionistët shpjegojnë fenomenin

Politika

Alivanoset në rrugë dhe nuk i del në ndihmë askush, profesionistët shpjegojnë fenomenin

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 11 janar 2018 Në ora: 20:46
63-vjeçari që ishte incizuar nga kamerat e një lokali pranë rrugës në Gjilan, teksa shihej i shtrirë në tokë – i alivanosur dhe askush nga kalimtarët nuk afrohen për ta ndihmuar.

Brenda një kohe të shkurtër ndodhen dy raste. I pari ishte i 63-vjeçarit që ishte incizuar nga kamerat e një lokali pranë rrugës në Gjilan, teksa shihej i shtrirë në tokë – i alivanosur, askush nga kalimtarët, edhe pse e shohin në atë gjendje, nuk afrohen për ta ndihmuar. Dhe së fundi në Malishevë, ku një person goditet nga një veturë dhe edhe aty bie në sy mos reagimi i qytetarëve për ta ndihmuar të lënduarin.

Nesib Hoti

Pamjet e rënda, që po shpërndahen në internet, e që shfaqin mungesë ndihme, humanizmi dhe solidariteti në vendin tonë po rriten çdo ditë e më shumë. Krejt kjo, për shkak se ekspozimi i madh ndaj dukurive negative mbase na ka bërë të pandjeshëm ndaj rasteve të tilla.

Brenda një kohe të shkurtër ndodhen dy raste. I pari ishte i 63-vjeçarit që ishte incizuar nga kamerat e një lokali pranë rrugës në Gjilan, teksa shihej i shtrirë në tokë – i alivanosur, askush nga kalimtarët, edhe pse e shohin në atë gjendje, nuk afrohen për ta ndihmuar. Dhe së fundi në Malishevë, ku një person goditet nga një veturë dhe edhe aty bie në sy mos reagimi i qytetarëve për ta ndihmuar të lënduarin.

Image
Personi i goditur nga një veturë në Malishevë dhe qytetarët nuk reagojnë për ta ndihmuar të lënduarin. Foto djathtas:

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, referuar rasteve emergjente për mosdhënie të ndihmës së parë, neni 191 tregon se kryerësit e kësaj vepre mund të përballen me ligjin.

Kryqi i Kuq i Kosovës, me qëllim të ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e ofrimit të ndihmës së parë, rregullisht organizon kurse pa pagesë.

Makfire Fazliu, koordinatore e programit të shëndetësisë në Kryqin e Kuq të Kosovës, për gazetën “Bota sot” tha se për vetëdijesimin e qytetarëve ndaj rasteve të tilla organizon dhe mban kurse të ndihmës së parë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat