Rriten dyshimet për kontratën e termocentralit “Kosova e Re”

Politika

Rriten dyshimet për kontratën e termocentralit “Kosova e Re”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 11 janar 2018 Në ora: 20:50
Kosova e Re, projekti

Mos bërja publike e kontratës së Qeverisë së Kosovës me kompaninë “Countour Global” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, ngrit dyshime për keqpërdorime të mundshme nga ana e ekzekutivit.

Kjo marrëveshje është nënshkruar me 22 dhjetor të vitit që e lamë pas. Por, kontrata nuk është bërë e qasshme ende, përkundër deklaratave të ekzekutivit se ajo do të bëhej publike para vitit të ri.

Nga Zyrën e Kryeministrit kanë bërë të ditur për “Bota sot” se publikimi i saj është çështje krejtësisht teknike dhe çështje ditësh kur pritet të publikohet.

Një gjë të tillë e kanë pohuar edhe në Ministrinë për Zhvillimin Ekonomik.

“Kontrata për ndërtimin e TC Kosova e Re së shpejti do të jetë publike dhe e qasshme për të gjitha palët. Ne, do ju njoftojmë me kohë për çdo gjë lidhur me publikimin e kontratës. Në momentin kur përfundojnë disa çështje të vogla teknike, kontrata do të jetë e gatshme për publikim!”, ka thënë për “Bota sot”, Fitore Ajeti Këshilltare për Media në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Nga ana tjetër, deputetë të partive opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se vonesat në mos publikimin e kësaj kontrate është e panevojshme.

Madje, ata hedhin dyshime për afera korruptive.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat