Haradinaj i padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës

Politika

Haradinaj i padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës

 Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 12 janar 2018 Në ora: 17:07
Ramush Haradinaj

Marrja e pasaportës e shtetit fqinjë Shqipërisë nga ana e kryeministrit Haradinaj është përcjellë me polemika e reagime të shumta e sidomos pas refuzimit të vizës nga SHBA.

Aq më shumë, për faktin se vetëm disa ditë më vonë ai u pajis me pasaportën e Shqipërisë.

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka thënë se është plotësisht e padrejtë që klasa politike të ketë e drejtën e lëvizjes se lirë derisa  qytetaret janë ngujuar brenda kufjeve të Kosovës

“Kjo qeveri edhe është formuar në premisa plotësisht të padrejta, prandaj kjo është vetëm një shtesë në gamen e gjithë atyre padrejtësive. Po, është totalisht jo e drejtë që klasa politike të ketë mundësinë e lëvizjes se lirë, derisa qytetaret janë të ngujuar brenda kufijve të shtetit të vogël të Kosovës. Kjo, posaçërisht kur e njëjta qeveri ka ardhë në pushtet mu për shkak të mos aprovimit të demarkacionit dhe i njëjti Kryeministër kishte premtuar liberalizimin brenda tre muajsh të qeverisjes se tij” ka thënë Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat