Banda e Haradinajt e përfshirë në vrasjet e pasluftës

Politika

Banda e Haradinajt e përfshirë në vrasjet e pasluftës

Nga: Bota sot Më: 12 janar 2018 Në ora: 19:20
Avdyl Mushkolaj, Lahi Ibrahimaj dhe Gazmend Syla

Të gjithë ata që e kanë shikuar emisionin televiziv të enjten në mbrëmje, e kanë ditur se për cilën figurë shtetërore po flet Shkumbin Mehmeti, dëshmitarë i mbrojtur, pavarësisht se emri i thënë është përcjellë me një “biiiip” të lëshuar nga televizioni. Lëvizja e buzëve, por edhe përmendja e Gazmend Sylës, këshilltar i Kryeministrit Haradinaj, Lah Ibrahimajt po ashtu i afërt me kryeministrin si dhe ish deputet i AAK-së dhe Avdyl Mushkolaj njeri i afërt me AAK-në dhe Kryetari i OVL së UÇK-së në Deçan, kanë emërues të përbashkët vetëm një emër.  Shkumbin Mehmeti përmend emrin e Ramush Haradinajt, duke e ndërlidhur me grupin që ka kryer vrasjet e Tahir Zemajt, Sabahate Tolajt, Smajl Hajdarajt dhe tentim vrasjen e Ramiz Muriqit.

Deklarata e dëshmitarit të mbrojtur Shkumbin Mehmeti, që pranon se ka qenë i përfshirë në një mori vrasjesh pas luftës, prej tyre edhe disa figura të rëndësishme të LDK-së, tregon se institucionet e drejtësisë në Kosovë nuk kanë guxim për t’i hetuar këto vrasje.

Mehmeti në intervistën për televizionin “Klan Kosova”, thotë se grupi në të cilin ai bënte pjesë ka qenë i përfshirë në vrasjen e Tahir Zemajt, Sabahate Tolajt, Isuf Haklajt, Smajl Hajdarajt dhe në tentim e vrasjen e Ramiz Moriqit.

Ai thotë se ka qenë Ibrahim Kelmendi, themeluesi i LPK-së që ka udhëhequr këtë grup dhe që ka urdhëruar disa vrasje.

Më pas, Mehmeti thotë se grupit të tij i ka ndihmuar edhe vëllai i deputetit të AAK-së, Lahi Ibrahimaj që në atë kohë ishte oficer i TMK-së në Gjakovë.

Thotë se në grupin e tij ka qenë edhe Gazmend Syla këshilltar i tanishëm i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Avdyl Mushkolaj i afërm i AAK-së.

“Ka dyshime të forta Gjykatat vendore janë të nje anshme dhe janë të ndikuara prej partive të ndryshme sidomos prej (bepppp).. i kanë pas njerëzit e vet që kanë kryer vrasje e ki sot Gazmend Sylen që osht shef në shoqatat e veteranëve u kanë pjesë e grupit tonë dhe na ka ndihmu për më kry vepra kriminale. Është edhe Lahi Ibrahimaj më të cilin jemi takuar dhe Avdyl Mushkolaj që po jemi taku dhe kjo është pjesë e aktakuzës, u kanë pjesë e grupit nuk po them që ka kryer vrasje sepse jo çdo anëtar i grupit kryen vrasje, dikush kryen vrasjen dikush e përcjell dikush e blenë kerrin dikush ja qet benzinën, dikush e blenë armen, dikush tjetër e jep një informacion secili e kryen punën e vet dhe i ka mekanizmat e vet jo çdo njeri kryen vrasje. Ka pas njerëz në prokurori, ka pas njerëz në polici dhe ka pasur edhe njerëz të cilët edhe i kanë humbur gjurmët në vendin e ngjarjes pas plotë njerëz dhe ka plot raste të tilla. Polici e ka kryer punën e vet, prokurori punën e vet duke e mbyll rastin ky tjetri e bo vrasjen, qashtu shkojnë këto sene”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër,  familjarët e të vrarëve të LDK-së u kanë bërë thirrje organeve të hetuesisë për tu merr me deklaratat e tij.

Familjarët e aktivistëve të vrarë të LDK-së, i bëjnë thirrje prokurorisë për hetime

Familjet Zemaj, Tolaj dhe Haklaj kanë reaguar pas dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti.

Përmes një deklarate të përbashkët, familjet janë shprehur të tronditura lidhur me deklaratat dhe pretendimit e dëshmitarit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat