Mehmeti: I përmenduri kryesor nga dëshmitari për vrasjen e Zemajt, është Haradinaj - Bota Sot
Mehmeti: I përmenduri kryesor nga dëshmitari për vrasjen e Zemajt, është Haradinaj

Politika

E premte, 20 prill 2018

Mehmeti: I përmenduri kryesor nga dëshmitari për vrasjen e Zemajt, është Haradinaj

Nga: Bota Sot Më: 13 janar 2018 Në ora: 13:32
Ramush Haradinaj dhe Tahir Zemaj

Rrëfimi i njërit nga grupi kriminal që u formua në vitin 2001, e që dyshohet të ketë kryer shumë vrasje politike në Kosovë, ka nxitur reagime të shumta.

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, që njëherësh është i dënuar për dy raste me 30 vjet burgim, ka treguar për përvojat e tij personale brenda atij grupi, duke përmendur edhe emra që sot janë në qeveri.

Por, televizioni Klan, është kujdesur që emrin që e përmend Mehmeti, ta përcjell me “biiip”, edhe pse aludohet se ai thotë emrin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Një gjë të tillë e ka pohuar në një prononcim për gazetën “Bota sot”, edhe analisti i çështjeve politike Faton Mehmeti.

Ai ka thënë se koka të krimit janë prijësit e shtetit, derisa i përmendur kryesor sipas tij, është Ramush Haradinaj, por, ai nuk përjashton as emrin e Kadri Veselit, si të apostrofuar për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së.

Image
Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, ka folur për vrasjet e pasluftës

Sipas Mehmetit, mospërmendja e vrasësve nga ana e dëshmitarit Mehmeti, është bërë për shkak që ai rrezikon “të vetëvritet”.

“Personat e përmendur si vrasës të zyrtarëve të LDK-së, janë vetëm disa nga hierarkia komanduese dhe urdhëruese e këtyre vrasjeve. Kokat e krimit janë prijësit e shtetit, si i përmenduri kryesor është edhe Ramush Haradinaj. Ky i fundit aludohet për vrasjen e Tahir Zemajt, ndonëse nuk përjashtohet as Kadri Veseli. Mos përmendja me emër të tyre  është e kuptueshme, pasi dëshmitari rrezikon të “vetëvritet”, praktikë e njohur për t’i eliminuar ata që rrezikojnë t’i fusin në burg krerët e shtetit”, është shprehur Mehmeti.

Ai ka theksuar se dëshmitari Mehmeti, ka treguar mjaftueshëm sa për të nisur hetimet drejtësia, mirëpo kjo e fundit sipas tij, është e kapur nga ata që urdhëruar këto vrasje.

Mehmeti ka thënë se shpresat për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, i ka tek Gjykata Speciale.

“Dëshmitari tregoi mjaftueshëm sa për të nisur hulumtimet drejtësia, e cila është e kapur po nga ata që urdhëruar këto vrasje. Andaj, vetëm Gjykata Speciale, mund të zbardhë të vërtetën, duke dënuar ata njerëz që vranë njerëz të mirë të vendit. Shpresoj se kjo të ndodhë, ndryshe çdo qytetar që është kundër këtij pushteti, është i rrezikuar”, ka shtuar Mehmeti.

Ndryshe, dëshmitari Shkumbin Mehmeti, në rrëfimin e tij ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të shumë vrasjeve të pasluftës në Kosovë, por ka përmendur edhe emrat e Florim Ejupit, Agron Sylejmanit, policin Fadil Syleviç dhe vëllain e ish-deputetit të AAK-së, Lahi Brahimaj, duke thënë se të gjithë këta persona, janë të përfshirë në vrasje.

Sipas tij, këta persona ishin të ngarkuar për vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe veprimtarëve si Smail Hajdaraj, Xhemajl Mustafa, Tahir Zemajt e Sebahate Tolajt.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test