Tahiri: Kosova në prag të “stuhisë” diplomatike - Bota Sot
Tahiri: Kosova në prag të “stuhisë” diplomatike

Politika

E diel, 22 korrik 2018

Tahiri: Kosova në prag të “stuhisë” diplomatike

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 13 janar 2018 Në ora: 14:10
Ilustrim

Analisti Mentor Tahiri ka folur për “Bota sot” rreth formimit të ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se formimin e ushtrisë Qeveria dhe opozita nuk duhet të shohin si potencial për poena të brendshëm politik.

Image
Mentor Tahiri

“Qeveria e Kosovës, sikurse edhe opozita, nuk duhet të lejojnë popullizma lidhur me ushtrinë, e as ta shohin formimin e saj si potencial për poena të brendshëm politik. I takon qeverisë që në këtë rrafsh të harmonizohet mirë me opozitën”, ka thënë Tahiri për “Bota sot” .

Gjithashtu, ai ka thënë se në kuvend kërkohen mekanizma të dyfishit për votimin e ushtrisë në Kuvend dhe se nuk dihet se cilat janë kërkesat e krerëve të partive serbe, por duhet të vlerësohen me kujdes.

“Për shkak se për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kërkohet mekanizmi i dyfishtë i votimit në Kuvend, është imponuese që në këtë drejtim, të bëhen kompromise. Nuk dihet saktësisht se cilat do të jenë kërkesat e përfaqësuesve të komunitetit serb në Kuvend, por cilat do që të jenë, ato duhet vlerësuar me mjaft kujdes. Formimi i Ushtrisë është çështje kruciale në drejtim të rrumbullakimit të shtetësisë së Kosovës. Në prag të “stuhisë” diplomatike e cila pritet gjatë këtij viti, sa më shumë që të forcohen elementet e shtetësisë, aq më i favorshëm do të jetë pozicioni startues i Kosovës në këto aktivitete diplomatike”, ka përfunduar Tahiri për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test