“Raportet kritike me SHBA-në dhe BE-në dhe shqetësimi i komandantëve nga Specialja”

Politika

“Raportet kritike me SHBA-në dhe BE-në dhe shqetësimi i komandantëve nga Specialja”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 13 janar 2018 Në ora: 14:17
Selia e Gjykatës Speciale

Pas vendeve të Quintit që reaguan ditë më parë, për tentativën për shfuqizimin e ligjit për Specialen ka reaguar edhe Zyra e Bashkimit Evropian, e cila ka kërkuar që të hiqet dorë nga kjo nismë, pasi rrezikohet raporti i Kosovës dhe BE-së.

Por, duket se kjo kërkesë ende nuk është tërhequr, pasi në rendin e ditës për të mërkurën, Mbledhja e Kryesisë do ta shqyrtojë kërkesën e deputetëve.

Sipas njohësit të çështjeve juridike, Blerim Burjani situata është kritike në mes të BE-së dhe Kosovës dhe se Thaçi e Haradinaj janë figurat kryesore për këto raporte të dëmtuara edhe me SHBA-në edhe me BE-në.

Image
Blerim Burjani

“Situata dhe raportet janë mjaft kritike dhe dramatike ndërmjet BE e Kosovës që nga pavarësimi i Kosovës. Tash me rëndësi është të dominojë mirëkuptimi dhe të nxirret një rezultat përmirësues i raporteve, megjithatë raportet janë lëkundur mjaft dhe si të panevojshëm. Hashim Thaçi dhe ky njeriu mandatari aktual janë figurat kyçe të këtyre raporteve të dëmtuara edhe me SHBA-në edhe me BE-në, e vërteta është se dikush duhet të jep përgjegjësi për izolim të qytetarëve të Kosovës nga pjesa e BE-së pa viza dhe pa asgjë”, është shprehur ai.

Ai thotë se komandantët janë shqetësuar nga aktakuzat që mund të ngritë Gjykata Speciale, pasi nuk janë të garantuar që nuk do të jenë në atë listë.

“Ka shumë situata komplekse që kanë ndodhur këtyre tre viteve të fundit që kanë bërë që raportet të jenë kritike. Gjykata Speciale ka përkeqësuar mjaft shumë këto raporte prej kur është aprovuar raporti në KE, pastaj obligimi që të nxirret ligji për dhomat e Specializuara të kësaj gjykate, deri tash çarqet ndërkombëtare diplomatike kanë bërë me dije se kjo gjykatë pritet të ngritë aktakuza pa dallim dhe kjo ka shqetësuar komandantët e dikurshëm e pushtetarë gati 17 vjet në Kosovë, andaj asnjë prej tyre nuk ka siguri dhe garanci që nuk janë në këtë listë dhe kjo ka bërë që të ketë raporte të përkeqësuara mjaft”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat