Alarmi, shfuqizimi eventual i Speciales, shtynë liberalizimin e vizave për 5 vite

Politika

Alarmi, shfuqizimi eventual i Speciales, shtynë liberalizimin e vizave për 5 vite

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 14 janar 2018 Në ora: 13:55
Ndertesa e Gjykates Speciale

Analisti Faton Mehmeti ka paralajmëruar për “Bota sot” se nëse bëhet shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale atëherë Speciale ushtria dhe vizat shtyhen edhe për 5 vite së paku.

Image
Faton Mehmeti

“Tanimë nuk është momenti për të filluar bisedimet me partitë serbe për formimin e ushtrisë, në veçanti pas tentativës për shfuqizim të ligjit për Gjykatën Speciale. Nëse shfuqizohet Gjykata Speciale ushtria dhe vizat shtyhen edhe për 5 vite se paku, andaj Kosova do përballet me gjykatën speciale”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, Mehmeti ka thënë se Kosova duhet të tejkaloj gjykatën dhe arrestimet për të filluar hapat për liberalizim të vizave si dhe të formimit të ushtrisë.

“Kosovën e pret një pranverë e rrezikshme, andaj kam frikë se s’do jemi në gjendje të tejkalojmë këtë situatë. Gjithsesi vendi duhet të tejkaloj gjykatën dhe arrestimet për të bërë pastaj hapa të tjerë drejt vizave, ushtrisë dhe prosperitetin”, ka përfunduar Mehemti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat