Haziri: Prokuroria të veprojë më shpejtë pas akuzave të dëshmitarit për vrasjet politike

Politika

Haziri: Prokuroria të veprojë më shpejtë pas akuzave të dëshmitarit për vrasjet politike

Nga: A.Zh Më: 14 janar 2018 Në ora: 15:04
Shkumbin Mehmeti

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë Nexhat Haziri, ka komentuar akuzat e dëshmitarit të mbrojtur nga Prokuroria Speciale Shkumbin Mehmeti për vrasjet politike pas luftës.

Haziri ka thënë se Prokuroria e Shtetit, do të duhej të vepronte pas akuzave tronditëse që Mehmeti I ka bërë në një rrëfim në Klan Kosova.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, përmendja e personave me emra, si të involvuar në vrasjet politike, siç janë Qerim dhe Ibrahim Kelmendi, do të duhej të ishin objket hetimi nga drejtësia në Kosovë.

“Mendoj se në një vend normal, në këtë rast Prokuroria do të duhej të vepronte. Por, fatkeqësisht tek ne, prokuroria është shndërruar në një instrument të politikës ditore dhe politikanëve të inkriminuar. Pa dashur të paragjykoj nëse dëshmitë e të dënuarit për terrorizëm Shkumbin Mehmeti, janë të vërteta apo jo, përmendja e përsonave me emra si të involvuar në vrasjet politike të pasluftës, siç përmenden vëllëzërit Ibrahim dhe Qerim Kelmendi, do të duhej të ishin objekt hetimi nga organët e drejtësisë”, është shprehur Haziri në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Ai ka shtuar se Qerim Kelmendi, është deklaruar më parë se ka disponuar një listë për vrasje të personaliteteve politike, duke përfshirë edhe presidentin Ibrahim Rugova, duke theksuar se Prokuroria do të duhej vepronte për zbardhjen e këtyre rasteve.

“Është deklaruar më parë vetë i apostrofuari Qerim Kelmendi se ai në periudhën gjatë dhe pas luftës, ka disponuar me një listë për vrasjen e disa personaliteteve politike, duke përfshirë edhe vetë presidentin Rugova. Andaj, marrë parasysh të gjitha këto, prokuroria duhet të veprojë”, ka përfunduar Nexhat Haziri.

Ndryshe, dëshmitari Mehmeti, në rrëfimin e tij ka pranuar se ka qenë në grup kriminal me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin, Faik Shaqiri, Qerimi Kelmendit dhe Ibrahim Kelmendit. Ai thënë se grupi i tij ka marrë pjesë në vrasjen e Tahir Zemajt, Sebahate Tolajt, Smajl Hajdarajt dhe në tentimin e vrasjen e Ramiz Muriqit, derisa ka pohuar se ka informacione që mund të çojnë në zbardhjen edhe në vrasjen e Xhemajl Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat