Rreziku që e pret Kosovën nëse nuk miratohet Demarkacioni

Politika

Rreziku që e pret Kosovën nëse nuk miratohet Demarkacioni

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 14 janar 2018 Në ora: 17:14
ilustrim

Duke folur rreth asaj se çfarë do të ndodh nëse demarkacioni dështon që të votohet nga Kuvendi, njohësi i Integrimeve Evropiane Sami Blakaj ka thënë për “ Bota sot” se dështimi i demarkacionit në Kuvend, nënkupton dështimin e Kosovës drejt BE-së dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtar.

Sipas tij, demarkacioni tashmë është kriter kryesor i vënë nga autoritetet e Bashkimit Evropian dhe si i tillë është i pandryshueshëm.

Image
Sami Blakaj

“E gjendur përballë këtij realiteti politik Kosova ka vetëm dy mundësi, ta miratojë demarkimin e kufirit me Malin e Zi, duke ecur drejt procesit të liberalizimit të vizave dhe integrimit të saj në BE, ose ta bllokojë demarkacionin dhe bashkë më të ta bllokojë edhe rrugëtimin e Kosovës në BE, duke i humbur kështu aleatët e saj ndërkombëtarë”, ka thënë Blakaj.

Duke e parë këtë fazë nëpër të cilën po kalon vendi ynë, Blakaj konsideron  se demarkimi i kufirit me Malin e Zi duhet miratuar si një akt që e plotëson Kosovën dhe qenësinë e saj përballë faktorit ndërkombëtar.

“Megjithatë kalimi i demarkacionit në Kuvend, nuk nënkupton se këtij procesi do ti mbyllet mundësia e dialogimit përfundimisht, pasi Kosova dhe Mali i Zi, si dy vende mike mund të dakordohen, që në një të ardhme të afërt të ulën së bashku në nivel ekspertësh dhe pa presione politike për t'iu dhënë zgjidhje të gjitha çështjeve që për njërën apo tjetrën palë konsiderohen të kontestueshme”, është shprehur Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat