AAK nuk heqë dorë nga tentimi për shfuqizimin e Speciales

Politika

AAK nuk heqë dorë nga tentimi për shfuqizimin e Speciales

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 14 janar 2018 Në ora: 20:01
Selia e Gjykates Speciale

Drama e 22 dhjetorit, mund të përsëritet sërish sapo kuvendi të caktojë seancën e radhës  për shfuqizimin e Gjykatëse Speciale.

Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të vendeve evropiane, se kjo gjykate nuk bënë të shfuqizohet, duket se partia që udhëheqë me vendin është e vendosur që kjo gjykate të mos vazhdojë punën e saj.

Time Kadrijaj deputete e AAK-së, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kosova e ka paguar çmimin e lirisë, prandaj është e pakuptimtë të themelohet një Gjykatë Speciale.

Image
Time Kadrijaj

“Ne e kemi kundërshtuar prej themelimit punën e Gjykatës Speciale dhe kurdo që vjen në rend të ditës do  të kundërshtohet nga AAK-ja. Konsiderojmë  se kjo është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës, sepse nëse duhet të bëhet një gjykatë për krime lufte, ajo duhet të bëhet  në Serbi, e jo në Kosovë, dhe prej themelimit deputete gane gabuar qe kane votuar për krijimin e kësaj Gjykate. Kosova e pa pagur çmimin e lirisë, tashmë është shume e pakuptimtë që një vend qe i ka 1600 persona të pagjetur, mbi 10 mije gra të dhunuara, 1800 persona të djegur, është gabim qe po detyrohet të bëhet një Gjykatë Speciale,  ku kriminelet po e luajnë rolin e te pafajshmit, ndërsa të pafajshmit po e luajnë rolin e kriminelit", ka pohuar Kadrijaj.

Ndërsa, sa  përket pyetjes se a do ta kenë përkrahjen e PDK së e Nismës, Kadriaj është përgjigjur se kanë qenë 43 nënshkrime, mirëpo  gjithçka pritet të dihet  sapo kuvendi të fillojë punën pas pushimit dimëror./BS

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat