LDK me kushte për votimin e Demarkacionit me Malin e zi

Politika

LDK me kushte për votimin e Demarkacionit me Malin e zi

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 14 janar 2018 Në ora: 21:33
Kuvendi i Kosovës

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në gusht të vitit 2015, do të sillet në Kuvend gjatë kësaj jave.

Fillimisht marrëveshja do të trajtohet nga komisioni parlamentar dhe më pas në kryesi e do të dërgohet për në seancën plenare.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Bota sot”, deputetja Time Kadrijaj, e cila ka shpjeguar procedurat.

“Janë disa procedura parlamentare, kjo do të trajtohet nga komisioni parlamentar. Ka përfaqësues në komision të të gjitha partive politike parlamentare, secili do të votojë pro ose kundër, sipas bindjeve të veta që është një e drejtë. Dhe pasi që është e drejtë, me apo pa pëlqimin e komisionit, varësisht prej votave në komision, procedohet për seancë plenare dhe jepet një rekomandim, nëse ka më shumë vota kundër se për, rekomandimi i komisionit do të jetë që të mos votohet marrëveshja e Demarkacionit dhe më pas kalon tek Kryesia e Kuvendit e cila do ta ketë në rend dite dhe më pas do të jetë në seancë plenare”, ka deklaruar ajo.

Kushti i LDK-së

Por, sa ka shanse që kjo marrëveshje të marrë numrin e nevojshëm të votave, flasin deputetët dhe analistë.

Ditë më parë, deputeti nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se marrëveshja nuk duhet të shkojë në Kuvend për të mos u votuar, që nëse nuk janë votat, ajo të mos sillet në Kuvend.

“Marrëveshja të vij në Kuvend për tu rrëzuar, kjo do të jetë budallallëku më i madh i joni, i Kuvendit e i Institucioneve të politikës”, ka deklaruar Pajaziti.

Kurse, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj. Thotë se kjo parti mban qëndrim se nëse koalicioni siguron votat e mjaftueshme, atëherë do të votojë pro.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat