“Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur të udhëheqë dialogun me Serbinë”

Politika

“Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur të udhëheqë dialogun me Serbinë”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 15 janar 2018 Në ora: 15:40
Hashim Thaçi

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të rinisin takimet në Bruksel nesër, derisa këto bisedime do të kryesohen nga koordinatori për bisedime me Serbinë i emëruar nga Qeveria e Republikës se Kosovës, Avni Arifi.

Se për çka saktësisht do të bisedohet nesër dhe ditët në vazhdim tri ditë sa do të zgjas ky raund bisedimesh ende nuk dihet, pasi që qeveria e vendit nuk ka kthyer përgjigjeje për të treguar se cilat do të jenë temat në bisedime më delegacionin nga Serbia në Bruksel.

Më parë është fol se do të ketë edhe grup uniteti që edhe opozita të merr pjesë në bisedime më Serbinë, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe vetëm dihet se bisedimet do të vazhdojnë të udhëhiqen nga presidenti Hashim Thaçi dhe delegacioni nga Qeveria e Kosovës në krye me Avni Arifin.

Image
Haxhi Avdyli

Lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, Haxhi Avdyli deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se bisedimet me Serbinë do të mund të jenë një mjet i duhur që sadopak të zgjidhen mosmarrëveshjet në mes dy shteteve.

“Bisedimet më Serbinë nuk është që kanë avancuar Kosovën drejt eurointegrimit por prapë mbetet një mjet i duhur që sadopak të zgjidhen mosmarrëveshjet në mes dy shteteve tona. Deri më tani nuk jemi të kënaqur me rezultatet e këtij dialogu por ky dialog duhet të vazhdojë. Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për të udhëhequr dialogun , për shkak të dështimeve të tij” ka thënë Avdyli.

Sipas tij çështja e dialogut dhe kompromiseve duhet të jetë çështje shtetërore dhe e terë spektrit politik

“Por duke parë zhvillimet në skenën politike nuk jam optimist . As për rezultatin final e këtij dialogu gjysmak s’jam optimist që ajo do përmbyllet më njohjen e ndërsjellët në mes të shteteve”, ka thënë për gazetën “Bota sot”, deputeti Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat