Opozita kërkon më shumë transparencë për temat e dialogut

Politika

Opozita kërkon më shumë transparencë për temat e dialogut

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 15 janar 2018 Në ora: 18:54
Foto arkiv, bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të rinisin takimet në Bruksel. Pala e Kosovës, do të kryesohet nga koordinatori në bisedime me Serbinë i emëruar nga Qeveria e Republikës se Kosovës Avni Arifi. Se për çka saktësisht do të bisedohet sot dhe ditët në vazhdim (tri ditë) sa do të zgjas ky raund bisedimesh ende nuk dihet, pasi që qeveria e vendit nuk ka kthyer përgjigje për të treguar se cilat do të jenë temat në bisedime me delegacionin nga Serbia në Bruksel. 

Më parë, është folur se do të ketë edhe grup uniteti dhe opozita është ftuar të marrë pjesë në bisedime me Serbinë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ajo që dihet deri tash është se  bisedimet do të vazhdojnë të udhëhiqen nga presidenti Hashim Thaçi dhe delegacioni në krye me Avni Arifin.

Bisedimet ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë do të vazhdojnë të mbahen sot në Bruksel derisa koordinatori Avni Arifi do të jetë në krye të tyre. Qeveria e Republikës se Kosovës e as Presidenca e vendit nuk kanë treguar se cilat do të jenë çështjet që do të diskutohen në këtë raund bisedimesh ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, derisa edhe opozita e vendit ka thënë se bisedimet duhet të vazhdojnë, por që ky proces të jetë sa më transparent dhe me miratimin e Kuvendit të Republikës se Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat