Partitë e lidhura me krimin nuk mund ta hetojnë SHIK-un

Politika

Partitë e lidhura me krimin nuk mund ta hetojnë SHIK-un

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 15 janar 2018 Në ora: 18:58
SHIK

“Ne gjithmonë kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që këto krime të zbardhen. Por, për tu hetuar SHIK-u në kuvend duhet të jetë një komisioni ku shumicën do ta ketë LDK-ja, e jo partitë e tjera që përmes deklaratave të njerëzve nëpër burgje po dalin që janë të një pjese të politikës”, tha Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli për “Bota sot”.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk duan që gjatë kësaj legjislature të themelohet një komision parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Kjo për faktin, se hetimi i tij prej PDK-së së bashku me partitë e tjera të koalicionit PANA, e kanë shumicën në kuvend, dhe kështu që ato mund të përdorin këtë shumicë të votave për të amnistuar SHIK-un.

Për këtë, deputetët e këtij subjekti politik thonë se hetimi për veprimtarinë e dyshimtë të kësaj organizate duhet të bëhet kur LDK-ja ka shumicën parlamentare në Kuvend, e jo kur kërkon me ngulm kreu i kuvendit, Kadri Veseli.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli thotë se subjekti i tij politik në vazhdimësi ka kërkuar që të bëhen hetime për SHIK-un dhe të gjitha vrasjet e pasluftës.

Por, sipas tij kjo duhet të bëhet nga njerëz të pastër, e jo ata nga ata që dyshohet se vet janë të përfshirë në afera të tilla.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat