Vrasja e Ivanoviqit, Serbia nuk mund ta gjunjëzojë Kosovën

Politika

Vrasja e Ivanoviqit, Serbia nuk mund ta gjunjëzojë Kosovën

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 16 janar 2018 Në ora: 16:15
Oliver Ivanoviq

Vrasja e liderit serb të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq, ka bërë që delegacioni i Serbisë t’i ndërprejë bisedimet që filluan sot dhe mësohet se ata janë kthyer me urgjencë në Beogradë.

Sipas mediave serbe, vrasja e Ivanoviqit dhe kërcënimet e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, janë arsyet që janë ndërprerë bisedimet.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në fjalim e mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, ka thënë që Serbia mos të provojë të kthehet, sepse nuk do të ndalen më deri në Nish.

 “Beteja e drejtësisë për Reçakun nuk kanë përfunduar. Serbia mos ta provon të kthehet se më nuk do të ndalemi deri në Nish. Ky vend do të qëndrojë i lirë i pavarur dhe sovran. Çdo cenim do të marrë përgjigjen e merituar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë”, ka deklaruar Veseli.

Gjersa, ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel e ka konfirmuar edhe delegacioni i Kosovës, analisti politik e konsideron lajm të mirë këtë.

Analisti politik, Arben Gashi, ka thënë për “Bota sot” se në të ardhmen duhet të paraprijë dialogu i brendshëm mes shqiptarëve qytetarëve tjerë që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Image
Arben Gashi

Sipas Gashit, Serbia me vrasjen e Ivanoviqit nuk mund ta “gjunjëzojë” Kosovën, kjo pasi sipas tij, në këtë çështje janë duke punuar hetimet policore.

“Ndërprerja e dialogut është një lajm i mirë për Kosovën si shtet dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi. Andaj, unë personalisht e mbështes ndërprerjen e dialogut me Serbinë, të cilit, në të ardhmen duhet t’i paraprijë dialogu i brendshëm mes shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë që jetojnë në Republikën e Kosovës. Serbia nuk mund ta gjunjëzojë Kosovën, sepse për zbardhjen e vrasjes së kriminelit të luftës Ivanoviq, janë duke u zhvilluar hetimet policore, prej të cilave, dorën në zemër, nuk presim ndonjë rezultat befasues”, ka pohuar Gashi.

Lideri i SDP-së është vrarë sot rreth orës 08:10 në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës.

Ai dyshohet se është gjuajtur me pesë plumba nga një veturë në lëvizje afër zyrave të partisë.

Për vrasjen e tij kanë reagaur edhe krerët më të lartë të shtetit, duke kërkuar që rasti të zbardhet sa më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat