Zyrtari i Policisë flet për sulmet me armë në Gjakovë

Politika

Zyrtari i Policisë flet për sulmet me armë në Gjakovë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 16 janar 2018 Në ora: 17:59
Bajram Krasniqi

Pjesëtarë te policisë së Kosovës, dje janë sulmuar me armë zjarri në Gjakovë, gjatë kohës sa ishin në plan operativ kundër drogës në shkolla.

Menjëherë pas këtij sulmi reagoi edhe qeveria ku tha se policinë e Kosovës, nuk do ta ndalojë asnjë sulm në implementimin e planeve tëveta operative.

Lidhur me ketë temë Bajram Krasniqi, zyrtar për media në Policinë e Kosovës ka thëne për “Bota sot” se këto raste ndodhin kudo në botë, dhe ende nuk kane një raport të saktë të këtyre sulmeve.

“Fillimisht raste te tilla paraqiten 24 ore dhe nuk janë vetëm ne Gjakove, mirëpo edhe në qytete të tjera, edhe pse Gjakova është një prej zonave më të qeta. Policia e Kosovës nuk ka të dhëna shumë të sakta, ka raste individuale që janë nën ndikimin e alkoolit, kur i shqiptohet një tikete, ata shprehin një revoltë dhe këtu sjell deri tek sulmi. Nuk ka ende një raport te saktë se në vitin e kaluar sa qyqarët kanë sulmuar policët , varësisht nga regjionet. Vepra penale me sulm dënohet, mirëpo ende nuk kemi rezultate te sakta të këtyre sulmeve Ato ndodhin ne gjdo vend te botes, sulme verbale në shumicën e herave, mirëpo nuk përjashtohet qe të ketë edhe sulm fizik. Shqetësuese i jashtëzakonshëm për neve janë aksidentet trafike, dhe për policinë me e rëndësishme është te punohet se si ato te ulen”, ka pohuar Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Sulme ndaj policisë se Kosovës pati më herët edhe në Ferizaj, Prizren dhe ne qytetet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat