Vrasja e Ivanoviqit dhe bisedimet në Brsuksel, skenar i radhës nga Serbia

Politika

Vrasja e Ivanoviqit dhe bisedimet në Brsuksel, skenar i radhës nga Serbia

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 janar 2018 Në ora: 18:27
Policia e Kosovës në vendin ku u vra sot Oliver Ivanoviq

Vrasjet dhe veprimet kriminale janë të dënueshme dhe të dëmshme sa herë që ndodhin në Kosovë.

Sipas njohësit të çështjeve politike Ismet Haziri, vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’, Oliver Ivanoviq,dhe ndërprerja e bisedimeve në Bruksel është skenari i radhës i Serbisë, me qëllim të destabizimit të vendit.

Image
Ismet Haziri

Duke folur rreth ndërprerjeve të bisedimeve në Bruksel, ku shkak ishte vrasja e Ivanoviçit dhe kërcënimet e Veselit, njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri ka thënë për “ Bota sot” se Serbia çdo herë qytetarët serb në Kosovë i ka shfrytëzuar dhe vazhdon ti shfrytëzojë  si ‘monedhë politike’.

Sipas tij, Serbia i shfrytëzon qytetarët serb në Kosovë që në momente të caktuara të hedh ‘zarin’, për të realizuar agjenda politike të partive në pushtet apo të atyre opozitare, të cilat në raport me Kosovën janë që të gjitha njësoj, duke mos pranuar realitetin politik që ka të bëjë me shtetësinë e Kosovës.

Kurse sa i përket ndërprerjes së bisedimeve në Bruksel, Haziri konsideron se aty ka të bëj me ‘ thikën me dy teha për Serbinë’ nga se ka të bëjë me bisedime për integrime evropiane dhe normalizim të marrëdhënieve gjë që dëmton integrimin e Ballkanit perëndimor. Megjithatë vrasja e Oliver Ivanoviçit njërit nga liderët e Serbëve të Kosovës dhe i akuzuar për krime kundër shqiptarëve na shpie në pistat indikative që këtë vepër kriminale e kanë bërë vet Shërbimi Serb për ta destabilizuar Kosovën, për ti fshehur krimet dhe për të manipuluar sa më lehtë me komunitetin serb për qëllime politike.”, ka thënë  Haziri.

Ai ka thënë se vet sjellja e sotme e pushtetit serb që nga presidenti si një sponzorizues i këtij akti kriminal i cili me urgjencë dhe dramcititet bën thirrjen e Këshillit të Sigurisë tërheq delegacionin nga bisedimet e Brukselit ku ndikon për skenar të përgaditur dhe zbatim të një energjie që për fat të keq rezulton me jetën e Ivanoviçit.

“Skenarët e tilla janë të njohura edhe më parë që ka përgatitur Serbia në Kosovë ashtu si rasti i vrasjes të të rinjve të Pejës që ndodhi para luftës derisa ata po qëndronin në një kafiteri. Pra tani kur Serbia gjendet para stuhive për vendime të rëndësishme politike që duhet marrë vendime, po provon të blej me akte të tilla kriminale. Pra rifillimi i bisedimeve të Brukselit nuk është e favorshme për Serbinë ngase hapën kapitujt që Serbia duhet të vendos për vendime me pesha të rënda,dhe të zgjedh mes Evropës dhe Rusisë dhe po që se dëshiron Evropën duhet ta njoh Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Haziri.

Ai mes tjerash ka theksuar se pritshmëritë e Serbisë në raport me qeverinë Haradinaj, kanë qenë shumë të bindura se nuk do të kthehen në bisedime pa kushte që nuk do i pranonte as Brukseli e as Serbia.

“ Pra Kosova i ka bërë një surprizë të hidhur diplomatike Serbisë dhe për këtë laboratorët e Shërbimit Serb janë kujdesur me kohë që të kenë recetën e gatshme, për prishjen e bisedimeve si dhe pretendimet e destabilizimit të Kosovës. Prandaj për këtë pushteti, politika organet e sigurisë dhe vet qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm për sy çelësi dhe maturi”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat