16 vjet heshtje për vrasjen e Smajl Hajdarajt, drejtësia nën këmbët e pushtetit

Politika

16 vjet heshtje për vrasjen e Smajl Hajdarajt, drejtësia nën këmbët e pushtetit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 16 janar 2018 Në ora: 21:25
Smajl Hajdaraj dhe Ibrahim Rugova

“Ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Pejë, është duke punuar në mënyrë intensive në rastin e vrasjes së S.H. dhe po ashtu është duke u marrë seriozisht me deklaratat e Sh.M”, thotë për “Bota sot”, Hekrem Lutfiu nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

17 janari i vitit 2002 shënon një nga ditët më të këqija në historinë e Kosovës. 16 vite më parë, nën rrethana të panjohura, u vra deputeti LDK-së dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Hajdaraj.

Hajdaraj u vra në hyrje të banesës së tij në qytetin e Pejës, por prej vitit 2002, organet e drejtësisë ende zyrtarisht nuk kanë një person të dyshuar për vrasjen e tij.

Në javën e kaluar, dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, në intervistën e tij për “Klan Kosovën”, pranoi se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që është involvuar në vrasjen e Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, Sebahate tolajt, Isuf Haklajt dhe disa veprimtarëve të tjerë të LDK-së.

Ai, madje pretendon se i di edhe emrat e atyre që e kanë urdhëruar këto vrasje.

Por, Mehmeti për t’i treguar këta emra po kërkon që të çohet në rigjykimi rasti i tij, për të cilën u dënua 30 vjet burg për sulmin ndaj policisë në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku mbeten të vrarë dy policë të UNMIK-ut, dhe Agron Sylejmani që besohet se ka qenë prijësi i këtij grupi që bënte vrasje me pagesë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat