“Mospërfillja e këshillave të SHBA-së, është udhë pa krye”

Politika

“Mospërfillja e këshillave të SHBA-së, është udhë pa krye”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 17 janar 2018 Në ora: 15:37
Greg Delawie

Kryesia e Kuvendit as sot nuk e ka mbajtur mbledhjen e saj, në të cilën përveç disa pikave tjera të rendit të ditës, ishte edhe kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Mbledhja ka dështuar të mbahet pasi në kryesi kanë munguar përfaqësuesit e minoritetit serb, të Vetëvendosjes, AAK dhe Nisma.

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, në një adresim për mediat sot ka folur përsëri për Gjykatën Speciale, ku ka paralajmëruar deputetët e Kuvendit si dhe politikanët të cilët e përkrahin shfuqizimin e saj do të përballen me pasoja të rënda.

 “Ky përkushtim është nën kërcënim serioz nga një nismë për ta zhbërë apo ndryshuar ligjin që autorizon Gjykatën Speciale. Kjo përpjekje paraqet shembull të tmerrshëm të rastit kur interesat vetanake mbizotërojnë mbi të mirën e përgjithshme dhe mbi interesat e Kosovës si shtet. Deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj përkundër mohimit të tyre do të iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra. Ata e dinë këtë sepse ua kemi thënë”, ka thënë Delawie.

Kurse, sipas analistëve politikë deputetët duhet të mendojnë për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve e saj.

Duke folur rreth deklaratës së ambasadorit amerikan dhe nëse deputetët do të tërhiqen nga iniciativa e tyre, analisti politik Skender Zogaj, ka thënë për “Bota sot” se deputetët nuk duhet të mendojnë në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Image
Skender Zogaj

Sipas Zogajt, të mos përfillen këshillat e SHBA-së është udhë pa krye.

“Ambasadori Greg Delawie vazhdon të kërkojë me këmbëngulje që të mos ndodh zhbërja e Gjykatën Speciale sepse Kosova dhe qytetarët e Kosovës do të përballen me pasojat të rënda! Se si do të veprojnë deputetët mbetet të shohim kur kërkesa të del në Parlament. Deputetët mendoj se vullnetin e tyre duhet t’ia dedikojnë rezultatit pozitiv për Kosovën dhe qytetarët e saj dhe assesi në dëm të tyre! Të mos përfillen këshillat e miq?ve siç është SHBA-ja, është udhë pa krye, që deputetët duhet ta mendojnë mirë, sepse, rrezikojnë më shumë se 8000 ha e theksuar!”, ka pohuar Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat