Vjen alarmi: Vuçiq po kërkon një konflikt të ri në Ballkan

Politika

Vjen alarmi: Vuçiq po kërkon një konflikt të ri në Ballkan

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 17 janar 2018 Në ora: 17:57
Ilustrim

Historiani Azdren Shala e quan kërcënim serioz deklaratën e presidenti Serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se Serbia do të dërgoj zyrtarë të saj për të hetuar vrasjen e Oliver Ivanoviç.

“Deklarata e presidentit serb, Aleksander Vuçiq se nëse Organet e Sigurisë së Kosovës nuk e zbardhin të vërtetën rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Serbia do të reagojë për ti kryer hetimet e vrajës vetë, përbën një kërcënim serioz për Sovranitetin e Kosovës, po konsiderohet”, thotë Shala për “Bota sot”.

Image
Historiani Azdren Shala

Ai madje këtë e konsideron me ultimatumin që Austro-Hungaria i pati bërë Serbisë pas vrasjes së Franc Ferdinandit që çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore.

“Nëse kthemi në histori, shohim se pikërisht në një situatë të tillë Serbia ka qene vetë pikërisht pothuajse përpara 100 viteve. Kujtojmë këtu kushtin që atë kohë Perandoria Austro-Hungareze i dërgonte Serbisë që hetimet për vrasjen e trashëgimtarit të fronit perandorak Franc Ferdinantit, ti kryente policia Austriake. Refuzimi i prerë i Serbisë se një kusht i tillë do thoshte humbje e pavarësisë për Serbinë, bëri që të ky problemi të jetë shkasi i fillimit të Luftës së Parë Botërore”, deklaron ai.

Sipas tij, nëse Serbia nuk heq dorë nga deklarata e Vuçiqit, Gadishulli Ballkanik rrezikon të përfshihet në një luftë të re.

“Kështu deklarata e presidentit serb, shpresojmë të ketë qenë një moment i pamenduar mirë dhe si pasojë të tërheq fjalët që ka thënë. E kundërta, tendenca e Serbisë, për ti shkuar deri në fund deklarimit të Vuçiqit, do të shkaktonte probleme të shumta të cilat shumë shpejtë mund të rezultojnë edhe me hapje të reja të konflikteve brenda Gadishullit Ballkanik”, shtoi Shala.

Ndryshe, përpos deklaratës shteti serb ka bërë kërkesë zyrtare që policët serb të përfshihen në hetimin e zbardhjes së vrasjes së Oliver Ivanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat