Plani serb me vrasjen e Ivanoviqit dhe paralajmërimi nga Vuçiq e Bernabiç

Politika

Plani serb me vrasjen e Ivanoviqit dhe paralajmërimi nga Vuçiq e Bernabiç

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 janar 2018 Në ora: 22:09
Foto ilustrim - Oliver Ivanoviç dhe vendi ku ndodhi vrasja

Në mëngjesin e së martës është vrarë në Mitrovicë lideri i iniciativës qytetare serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç.

Vrasja e Ivanoviçit vije disa ditë pas deklaratës së Presidentit serbe Aleksandar Vuçiqi i cili kishte thënë se që nga Marrëveshja e Brukselit, gjatë pesë vjetëve, s’e kemi pasur asnjë rast të vrasjes së serbëve me motive etnike.

Po ashtu, vrasja e Ivanoviçit ka ndodhur pikërisht në ditën kur do të rifillonin bisedimet teknike Kosovë-Serbi.

Politologu Gurakuç Kuçi ka komentuar për “Bota sot” deklaratat e  kryeministres së Serbisë Ana Bernabiç si dhe të Presidentit Vuçiq për Kosovën, ku ka thënë se këto deklarata paralajmëruan se Serbia ka filluar një qasje të re për prishjen dhe rindërtimin e një status kuo-je të re.

Image
Gurakuç Kuçi

“Të kujtojmë se para pak kohë, në periudhën kur Kosova ishte duke u marrë me krijimin e koalicioneve për ndërtimin e qeverisë, Serbia kishte ndërmarrë një ‘diplomaci merimangë’, ku kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç, deklaronte se duhet një dialog për autonomi për veriun e Kosovës dhe pastaj të bisedohet për statusin final të Kosovës, ndërsa Vuçiq në anën tjetër kërkonte dhe fillonte një dialog brenda Serbisë me Kosovën dhe të bëhet një partnere me BE-në dhe mik i madh me Rusinë. Duke vazhduar edhe deklarata të tjera të përfaqësuesve të lartë serbë. Këto deklarata paralajmëruan qartë se Serbia po fillon një qasje të re për prishjen dhe rindërtimin e një status kuo-je të re, ku së pari mbështetjen kësaj politike ia dhe presidenti i Kosovës që shkoi në takim jo-formal me presidentin serb”, ka thënë Kuçi për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se tani jemi me një situatë që më shumë me fakte dhe vëzhgim të situatës na vërteton qëllimet e Serbisë.

Për më tepër, ai ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviçit vjen nga duart e pushtetit sikurse rasti “Panda”, e cila ndodhi në ditë kur do të rifillonte dialogu me Serbin.

“Vrasja e Oliver Ivanoviçit. Kjo vrasje vjen nga duart e pushtetit të Serbisë, një ngjarje si rasti ‘Panda’, ku me këtë vrasje pikërisht në ditën kur pritej të rifillonte dialogu, të jepte ‘grusht diplomatik’. Vrasja e z. Ivanoviç ishte precedenti që do të tentoj për realizimin e deklaratës së Bernabiçit të përmendur në fillim për një stad tjetër të negociatave, duke ndryshuar edhe rrethanat të cilat doemos na shtyjnë edhe në përshtatjen e negociatave karshi rrethanave. Edhe kur këto veprime i paralajmëruam që Kosova të kishte kujdes, edhe kur DASH paralajmëronte për situata krize në veri të Mitrovicës, politikanët e Kosovës pa fije interesi për shtetin merren me kurthe ndaj njëri-tjetrit përderisa armiqtë çdo ditë po dëshirojnë ta shembin shtetësinë e Kosovës”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Në fund, Kuçi ka potencuar se vrasja e Ivanoviç është një vrasje e menduar mirë dhe se me vrasjen e tij u amnistua me këtë vrasje Serbia për krimet e kryera në Kosovë.

“Andaj, vrasja e z. Ivanovic është një vrasje e menduar mirë, dhe me këtë vrasje Serbia ka vrarë një politikan progresit, një ish-kriminel i cili filloi të hapte shumë krime të Serbisë, dhe me këtë vrasje u fshehën shumë të vërteta, pastaj u vra një kundërshtar i qeverisë në Beograd, po ashtu me këtë vrasje u ngjall një entuziazëm të rrejshëm tek shqiptarët se u ndëshkua krimineli, realisht u amnistua me këtë vrasje Serbia për krimet e saj, u përfituar edhe situata që do e paraqesë brishtësinë e Kosovës dhe shtyrjen përpara të ‘diplomacisë merimangë’”, ka përfunduar Kuçi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat