Eksperti i sigurisë: SHBA do t'i arrestojë edhe nëse gjykata shfuqizohet nga kuvendi...

Politika

Eksperti i sigurisë: SHBA do t'i arrestojë edhe nëse gjykata shfuqizohet nga kuvendi...

Nga: P.R Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:03
Foto ilustrim, FBI

Gjatë ditës së djeshme, ambasadori amerikan, Greg Delawie, iu adresua Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale.

Ai ka paralajmëruar se do të përballën me pasoja të gjithë ata që përkrahin shfuqizimin e Speciales, duke shtuar se SHBA përkrah fuqishëm fuqizimin e saj.

“Jam këtu për të folur për gjykatën Speciale. Dua të tregoj pse Gjykata Speciale është e rëndësishme dhe pse Amerika po mundohet ne fuqizimin e saj. Gjykata Speciale është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Ne kujdesemi për gjykatën dhe duam të shohim në Kosovë një integrim evropian duke u bashkuar kështu në organizatat ndërkombëtare përfshire NATO e BE-në”, ka thënë ambasadori amerikan.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, duke komentuar deklaratat e Delawies, ka thënë se në rast të shfuqizimit të Speciales, arrestimet do t’i kryej SHBA.

“Deklarimi i ambasadorit te SHBA-se Delaëie se: "SHBA do ta qoj deri ne fund punen e gjykates speciale" i bie se ata qe jane ne liste te arrestohen nga kjo gjykate, SHBA do t'i arrestoj edhe nese gjykata shfuqizohet nga kuvendi. Kjo nuk eshte mesele!”, është shprehur Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat