Banditi Haradinaj ofendoi popullin duke ofenduar Ambasadorin Delawie

Politika

Banditi Haradinaj ofendoi popullin duke ofenduar Ambasadorin Delawie

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 18 janar 2018 Në ora: 19:54
Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 janar 2018 Në ora: 19:54
Nasim Haradinaj

Deklarata e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili e quan ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie  një palaço, po konsiderohet një ofendim i rëndë jo vetëm ndaj ambasadorit dhe Amerikës, por edhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptarë në tërësi.

“Delawie  më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të  gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka”, kështu ka thënë Haradinaj në një deklaratë për media teksa ka komentuar deklaratën e ambasadorit Delawie , i cili të mërkurën në një adresim për media ka thënë se disa individë që kanë luftuar për kauzën e drejt të lirisë së Kosovës kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve të cilët duhet të japin llogari.

Deputetë dhe njohës të çështjeve politike thonë se ky ofendim i nënkryetarit të OVL-së, është i papranueshëm, pasi që sipas tyre, ambasadori teksa ka folur për Gjykatën Speciale, ka paraqitur qëndrimin e SHBA-së për çështjen në fjalë.

Fyerja ndaj Delawie  e pa pranueshme

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një deklaratë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Haradinaj me deklaratat e tij po del mosmirënjohës ndaj shteteve të Bashkuara të Amerikës që kontribuoi në çlirimin e Kosovës.

“Fyerja e ambasadorit amerikan është fyerje e shtetit që shpenzoi  miliona për të bombarduar Serbinë për çlirimin e Kosovës. Është pështyrje në fytyrë për ata që rrezikuan jetën për lirinë e Kosovës, fyerje për ata që ndihmuan ta ndërtonin Kosovën pas shkatërrimit serb. Ky zotëria e fyen vendin, i cili e bëri botën ta ndihmoj dhe ndërtoj shtetin e Kosovës”, ka thënë Avdyli për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat