Deputeti i PDK-së tregon se a kanë hequr dorë nga shfuqizimi i Gjykatëse Speciale

Politika

Deputeti i PDK-së tregon se a kanë hequr dorë nga shfuqizimi i Gjykatëse Speciale

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 18 janar 2018 Në ora: 19:57
Fatmir Xhelili

AAK, PDK dhe Nisma ishin partitë që synonin ta shfuqizonin  specialen më 22 dhjetor të vitit të kaluar.
Është partia që po udhëheq me vendin AAK-ja, ajo që synon vazhdimisht ta  shfuqizojë këtë gjykatë për të tretën herë, mirëpo këto tentativa dështuan si pasojë e mungesës se kuorumit në Mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Në mbledhjen e fundit,  ishin partnerët e qeverisë  Haradinaj, përkatësisht ata të PDK-së dhe Nismës  ata që munguan, duke mos e formuar kuorumin për ta quar këtë çështje në Kuvend.
Mirëpo çfarë thonë nga  PDK-ja për ketë rast?
 

Image
Fatmir Xhelili

Xhelili: Partia i qëndron besnik qëndrimit të kryetarit të saj
 
Fatmir Xhelili, deputet nga Partia Demokratike te Kosovës ka thënë për gazetën  “Bota sot” se kjo parti i qëndron besnik liderit të saj Kadri Veseli .
“Ne nuk do ta votojmë shfuqizimin e Gjykatëse Speciale, ashtu si ka thënë kreu i partisë Kadri Veseli”, është shprehur ai.
Ndërsa, nëse kjo tërheqje është bërë si shkak i deklaratave të ambasadorëve të huaj, Xhelili ka shtuar se janë deputete ata që kanë në dorë këtë çështje dhe se nuk janë deklaratat ato që i kanë tërhequr.
Dite më parë, Kadri Veseli kreu i PDK-së me anë të një opinioni kishte treguar se Gjykata Speciale duhet të formohet dhe bashkëpunimi me SHBA duhet të vazhdojë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat