Vizita e Vuçiç-it përshkallëzon situatën e sigurisë në Kosovë

Politika

Vizita e Vuçiç-it përshkallëzon situatën e sigurisë në Kosovë

Nga: ?Diana Bunjaku Më: 18 janar 2018 Në ora: 20:16
Aleksandër Vuçiç

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit dhe pas ndërprerjes së bisedimeve në Bruksel, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka vendosur ta vizitoj Kosovën me arsyetimin se prezenca e tij në Veri të Mitrovicës do ti parandalojë tensionet e mëtejshme.

Por, shefi i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, e ka konsideruar si të rrezikshme vizitën e presidentit Vuçiç, në Kosovë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Nga ana tjetër, profile të ndryshme nga subjekte politike dhe njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se vizita e Aleksandër Vuçiçit mund të përshkallëzoj situatën, e cila edhe ashtu është e tensionuar.

Sipas tyre, kjo për faktin se sa herë liderët e Serbisë sa herë e kanë vizituar Kosovën kanë keqpërdorë mirëpritjen për fushata populsite dhe anti -Kosovë.

Rreziku nga qëllimet djallëzore të Serbisë 

Në lidhje me këtë çështje, anëtari i LDK-së Bajram Gecaj ka thënë për “ Bota sot” se është pikërisht politika e Beogradit, e cila më së shumti rrezikon serbët e Veriut të Kosovës, rezultat i së cilës politikë është edhe vrasja e Oliver Ivanoviçit.

Sipas tij, nëse Vuçiç do të rrezikohej në Veriun e Republikës së Kosovës edhe ky do të ishte rezultat i politikave të pamatura dhe destruktive të Beogradit tani e 19 vite pas çlirimit të Kosovës nga hordhitë kriminale të shtetit të Serbisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat