“Nasim mbylle gojën se ski talent për të folur fjalë të mençura”

Politika

“Nasim mbylle gojën se ski talent për të folur fjalë të mençura”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 18 janar 2018 Në ora: 21:32
Nasim Haradinaj

Edhe pse ka pasur reagime të shumta për deklaratën e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj i cili e ka quajtur ambasadorin amerikan Greg Delawin një palaço, ai sërish ka folur për media ku ka thënë se, Delawie bashkë me ambasadorin britanik Ruari O`Connell duhet të japin dorëheqje si diplomatë për shkak të presionit që po iu bëjnë deputetëve.

Image
Faton Mehmeti

Por, analisti Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot” se Haradinaj nuk meriton të përfaqësoj OVL-në e UÇK-së, pasi është figure e papërshtatshme dhe se duhet të përndiqet për fyerje, e të largohet nga OVL-ja pasi po denigron të gjithë veteranet.

“Nasimi me fyerjet ndaj ambasadoreve të shteteve mike të Kosovës, fyen popullin shqiptar të Kosovës. Ky individë është fatkeqësi që përfaqëson OVL e UÇK-së, pasi edhe UÇK kishte mbështetjen e SHBA. Ky njeri duhet të përndiqet për fyerje, të largohet nga OVL-ja pasi po denigron të gjithë veteranet. Nasimi është rrugaç dhe si i tille përfaqëson shtresën e ulët të shoqërisë por jo veteranët e ndershëm”, ka thënë Mehmeti.

Për më tepër,  Mehmeti ka thënë se të fyesh ambasadorin amerikan është fyerje për çdo shqiptar, pasi pa SHBA në s’do të ishim këtu ku jemi.

“Të fyesh ambasadorin amerikan është fyerje për çdo shqiptar, pasi pa SHBA në s’do të ishim këtu ku jemi, sa për tipat si Naismi që në luftë  janë fshehur si minj e sot tregojnë trimëri, kurrë s’do ishim çliruar nga Serbia. Andaj, ky tipi duhet ta mbyll gojën, pasi çdo herë që flet shkreton. Nasim mbylle gojën se ski talent për të folur fjalë të mençura”, ka përfunduar për “Bota sot” Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat