“Aventura e rrezikshme nga katërshja famëkeqe, Thaçi, Haradinaj, Veseli, Limaj”

Politika

“Aventura e rrezikshme nga katërshja famëkeqe, Thaçi, Haradinaj, Veseli, Limaj”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 19 janar 2018 Në ora: 08:06
Thaçi, Haradinaj, Veseli dhe Limaj

Njohësi i çështjeve politike, Jeton Kelmendi, e konsideron si shumë të rrezikshme për Kosovën këmbënguljen për shfuqizimin e Speciales.

“Mendoj se është e pafalshme se si krerët e institucioneve shtetërore duke përfshirë disa parti që aktualisht e sundojnë Kosovën, po tentojnë ta kontrabandojnë një marrëveshje që pothuajse është mbaruar”, ka thënë për “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike, Jeton Kelmendi.

Image
Jeton Kelmendi

Sipas tij, kjo tentativë do të shkatërroj shtetin e Kosovës.

“Unë mendoj se kjo aventurë është për ta shkatërruar të ardhmen e Kosovës nga katërshja famëkeqe, Thaçi, Haradinaj, Veseli dhe Limaj. Në qoftë se këta dje kanë luftuar për Kosovën, e sot ata gjithçka po e vënë në shërbim të tyre. Kjo është e pafalshme dhe duhet te pengohet, pasi që kjo qeveria për fat të mirë është e brishtë dhe nuk e ka fuqinë ta shemb të ardhmen e Kosovës”, ka thënë më tej Kelmendi.

Kelmendi ka shtuar se, nuk duhet të lejohet kurrsesi që opozita mos t’i përkrah partitë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat