Sjellja arrogante e Nasim Haradinajt dhe frika nga Specialja

Politika

Sjellja arrogante e Nasim Haradinajt dhe frika nga Specialja

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 janar 2018 Në ora: 15:34
Selia e Gjykatës Speciale

Nuk është hera e parë që nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve te Luftës, Nasim Haradinaj, ofendon dhe ironizon profilet e ndryshme politike, qoftë ata për së gjalli dhe ata për së vdekuri.

Ai dje me një deklaratë të tij, ka shokuar opinion publik në Kosovë e më gjerë, pasi siç shihet nga kjo deklaratë Haradinaj jo vetëm që është mosmirënjohës dhe jo falënderues ndaj Ambasadorit Amerikan, por edhe nga SHBA-ja që bën shumë për Kosovën.

Pas deklaratës shokuese për vrasjen e anëtarëve të LDK-së, ku Haradinaj tha se nuk është punë e madhe që janë vrarë, ai sot ka ofenduar rëndë ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie duke e quajtur atë ‘Palaço”.

Amerika, shpëtimtarja e shqiptarëve

Duke folur lidhur me këtë, analisti politik Ali Hertica, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se është për tu çuditur se si Haradinaj mund ta thoshte këtë ndaj mikut më të madh të shqiptarëve.

“Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve te Luftës, Nasim Haradinaj, edhe dje ka shokuar opinion publik në Kosovë e më gjerë. Pas deklaratës shokuese për vrasjen e anëtarëve të LDK-së, ai tash vjen me fyerjen e Ambasadori Amerikan Delawie ku sipas ti ai qenka  një ‘palaço’. Është për tu çuditur se si mund ta mendonte e ta thoshte këtë,  kur dihet botërisht se SHBA-të janë një ndër miket më të mira të Republikës së Kosovës dhe qytetareve të saj. Ne madje në shenjë respekti dhe mirënjohje në shumë vende kemi ngritur edhe shtatore dhe emërtime rrugësh në shenjë falënderimi ndaj SHBA-së. Vetëm këtë duhet ta mendojë  Nasim Haradinaj dhe do ta kuptoj se Amerika është dhe do jetë shpëtimi i shqiptarëve dhe i vet Kosovës e jo Nasim Haradinaj me deklaratat e tij”, ka thënë analisti politik Hertica.

Image
Ali Hertica

Sipas tij, falë SHBA-së, Haradinaj sot flet e lëviz lirshëm.

“Gjykata Speciale duhet të funksion që ti zbardhet gjithë rastet e vrasjeve ku familjarët nuk do kenë më asnjë dyshim te asnjë komandant apo politik-bërëse. Këto fyerje të pa kontrolluara nga ushtarakët nuk ju takon atyre të paraqiten në këtë formë jo edukative dhe ushtarak, por duhet të jenë të kujdesshëm sepse ka pasur edhe shumë  “Hamshor “ botëror dhe e kanë humbur të gjitha kundër Amerikës,  kurse ne jemi vetëm një kafshatë shumë e vockël kështu që duhet të jemi të kujdesshëm se si po reflektojmë si qytetar apo institucionalist ndaj miqve tanë, të cilin ata ishin shpëtimtarët e Kosovës që sot Haradinaj flet lirshëm dhe bën gollata, pa e kontrolluar të gjithë cepin e Kosovës , ku vet Haradinaj shkonte vetëm afër murit në Mitrovicë dhe bënte ‘selfie’, pa pasur guxim të shkel në Mitrovicën veriore dhe kjo tregon guximin e këtij institucionalist të një shoqate që është për tu respektuar”, është shprehur Hertica.

Ai ka thënë se deshëm apo jo gjykata do të funksionon nën mbikëqyrjen e SHBA-së.

“Pikërisht paaftësia jonë për të parë jashtë psikozës tonë është ana humane e intervenimit. Pikërisht dhembja asgjësuese e një vetëdijeje tonë në Kosovë është ana humane e intervenimit. Gjë që duhet të na udhërrëfejë në momente të vështira si ky i këtyre ditëve”, ka thënë Hertica.

Image
Fadil Lepaja

Sjellje arrogante

Kurse, analisti politik, Fadil Lepaja, ka thënë se në përgjithësi, Nasimi nuk shquhet për takt dhe maturi në debate, dhe nuk tregon ndonjë respekt për ata me të cilët debaton.

“Të gjitha opinionet mund të thuhen pa përdorur gjuhë të vrazhdë, sepse sjellja arrogante nuk i jep fuqi argumenteve, aq më tepër kur përdoren si të tilla propaganda antiamerikane, rreth formave të SHBA, të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar. Padyshim, me përkrahjen jo kritike, ndaj kësaj klase në pushtet, në të kaluarën, disa diplomat kanë bërë vetes anti-propagandë, por kur kemi të bëjmë me diplomacinë e SHBA-ve. Gjithsesi debatet duhet të bëhen me respekt dhe konsideratë, edhe kur shprehen mospajtime eventuale. Natyrisht, të gjithë pajtohen se Gjykata speciale nuk është ndonjë zgjedhje fatlume, sidomos pasi ajo realisht është një qasje një nacionalë ndaj krimit, dhe luftim selektiv i krimeve të luftës, por duhet kuptuar se ajo, falë angazhimit gjithëpërfshirës, të udhëheqjes aktual, është aprovuar dhe është bërë e pakthyeshme”, ka thënë Lepaja.

Image
Adrian Gjoshi

Sipas tij, Gjykata Speciale tashmë është fakt edhe për drejtësinë dhe politikën ndërkombëtare dhe ka prodhuar pasoja të pakthyeshme, kështu që duhet menduar mirë për dëmet që i shkaktohen vendit duke bllokuar punën e saj.

“Unë mendoj se veç me një konsensus gjithëpërfshirës, mund të arrihet të zgjerohet fushëveprimi i kësaj gjykate duke u orientuar të merret edhe me krimet e tjera, të luftës dhe me krime të tjera me të cilat gjykatat e rregullta në Kosovë nuk kanë kapacitete të merren”, është shprehur analisti politik Fadil Lepaja.

 Ndërsa njohësi i çështjeve juridike, avokati Adrian Gjoshi,  ka pohuar se deklarata e Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie paraqet paralajmërim abstrakt lidhur me pasojat që mund të kenë ata që e përkrahin shfuqizimin e ligjit për Specialen.

“Megjithatë mendimi politik dhe manifestimi i mendimit politik të një deputeti, nuk është bazë ligjore për arrestim”, ka përfunduar avokati Gjoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat