Krimet serbe në Kosovë, deputeti i VV-së me kritika ndaj Kadri Veselit

Politika

Krimet serbe në Kosovë, deputeti i VV-së me kritika ndaj Kadri Veselit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 19 janar 2018 Në ora: 15:49
Kadri Veseli

Thirrjet e një pas njëshme që të kërkohet drejtësi për krimet që janë kryer në Kosovë në kohën e luftës tashmë po dëgjohen vazhdimisht nga deputetët dhe zyrtarë të shtetit të Kosovës.

Ata vlerësojnë se duhet të behet presion edhe më i madh ndaj Serbisë, pasi që sipas tyre edhe gjithë opinioni ndërkombëtar e di që në Kosovë janë kryer krime dhe se askush nga kriminel nuk janë dënuar.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Ali Lajçi duke folur lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë, ka thënë se është koha e fundit që institucionet e shtetit të kërkojnë drejtësi për krimet gjatë luftës.

Image
Ali Lajçi

“Për të gjitha krimet në Kosovë duhet të kërkohet drejtësi nga Serbia, qoftë përmes bisedimeve në Bruksel, qoftë përmes mënyrave të tjera që duhet të zgjidhen në të ardhmen. I gjithë opinioni ndërkombëtar e di se në Kosovë janë bërë krime kundër njerëzimit, dhe për këtë institucionet e Kosovës duhet kërkuar drejtësi”, ka thënë Lajçi për “Bota sot”.

Deputeti i VV-së është shprehur kritik ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Deklaratat e fundit të Veselit për drejtësi janë fjalamani, sepse ai është dashur institucionalisht përmes njerëzve ekspert në fushën e juridiksionit për të dokumentuar të gjitha krimet, e më pas ato t’i dërgoheshin në mënyrë zyrtare Serbisë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, përfaqësuesit e shtetit prej pasluftës nuk kanë qenë të kujdesshëm për interesat e vendit dhe krejt energjinë e kanë vënë pas korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat