“Vrasjen e Ivanoviqit e kreu Beogradi, SHBA të intervenojë në pjesën veriore”

Politika

“Vrasjen e Ivanoviqit e kreu Beogradi, SHBA të intervenojë në pjesën veriore”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 19 janar 2018 Në ora: 16:55
Oliver Ivanoviq

Paralajmërimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, për qytetarët amerikanë që planifikojnë të vijnë në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore, që të jenë të kujdesshëm, për shkak të trazirave dhe sulmeve të mundshme, duhet të besohet.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve ligjore dhe anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muhamet Kelmendi.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Kelmendi ka thënë se DASH ka fakte  për sulme të mundshme, ndonëse nuk ka treguar se nga kush vijnë kërcënimet.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai ka vlerësuar se Serbia dëshiron vetëm që ta paraqet Kosovën shkak të destabilizimit në Ballkan.

“Natyrisht se Departamentit të SHBA-ve duhet besuar, sepse me siguri kanë fakte, ndonëse nuk kanë deklaruar se nga kush vijnë kërcënimet për dhune. Sipas të gjitha fakteve  dhe rrethanave, në vend i konvenon politikisht vetëm shtetit serb krimi dhe terrori në veri dhe më gjerë, sepse kështu tregohet se Kosova është shkak i destabilizimit në Ballkan”, është shprehur Kelmendi.

Ai është shprehur i bindur se prapa vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe Oliver Ivanoviq, qëndron pikërisht Qeveria e Beogradit.

Madje, sipas Kelmendit, mund të priten edhe akte të tjera dhune në pjesën veriore të Kosovës, për të rritur tensione në vend para fillimit të punës së Gjykatës Speciale dhe votimit të Demarkacionit.

Ai ka theksuar se SHBA e din se nga vijnë këto sulme dhe se ajo duhet të veprojë në këtë drejtim.

“Jam shumë i bindur se edhe vrasja e kriminelit Oliver Ivanoviq, është bërë nga Qeveria e Beogradit. Dhe në këtë anë, priten edhe akte të tjera, sidomos në fushën e terrorit, kuptohet për të rritur tensioned në vend, buzë fillimit të punës së Gjykatës Speciale dhe votimit të Demarkacionit, bisedimeve dhe shumë punëve të tjera, sidomos deklaratës së BE-së, se brenda vitit 2018, duhet të kemi njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, që edhe veprat kriminale të thellohen nga Serbia. Ky shtet është i njohur për krime dhe terror në funksion të interesave politike serbomadhe. Pra, priten justifikime. Dhe jam i bindur se SHBA-të e dinë se nga vijnë këto vepra dhe iu takon të veprojnë”, ka shtuar për “Bota sot”, Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat