Çfarë tregojnë veprimet skandaloze të Ramush Haradinajt?

Politika

Çfarë tregojnë veprimet skandaloze të Ramush Haradinajt?

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 20 janar 2018 Në ora: 08:41
Ramush Haradinaj

Vrapimi i Ramush Haradiajt qesharak gjatë përvjetorit të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, ishte më i komentuari gjatë kësaj jave

Pasi e bëri një foto me qytetarët, Haradinaj e ‘lëshoi hapin’  drejt qeverisë, duke bërë të gjithë të qeshin me të. Mirëpo nuk është hera e parë që Haradinaj bënë kësi lloj gjesti “te çuditshëm”.

“Edhe lopës me ia heq koshin kur është t’ju hangër bën muuuuu”, ka thënë Haradinaj, në një emision televiziv ku behej fjalë për çështjen e demarkacionit.

Ky veprim i tij u komentua dhe u ironizua pa mase.

Image
Faik Krasniqi

Haradinaj, lë shumë për të dëshiruar

Lidhur me veprimin e Haradinajt, analisti politik, Faik Krasniqi, ka thënë për “Bota sot”, se puna dhe profesionalizmi i Haradinajt lë shumë për të dëshiruar.

“Vlerësimi i një kryeministri nuk duhet të bazohet më shumë në gjestet e tij, por kryesisht në punët ekzekutive dhe në vendimmarrjet të dobishme për shtetin dhe qytetarët. Gjeste të tilla shohim çdo ditë edhe nga burrështetasit e vendeve më të fuqishme të botës. Por, puna dhe profesionalizmi i stafit te tij le shumë për te dëshiruar. Gjithashtu edhe puna e tij si kryeministër, pavarësisht disa vendimeve, për shkak të premtimeve të tij të mëdha gjate fushatës parazgjedhore dhe mos përmbushjes se shumë prej tyre, e sidomos të liberalizimit të vizave, e kanë zbehur shumë punën e tij” ka përfunduar Krasniqi.

Veprimet skandaloze të Haradinajt

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti është shprehur për “Bota sot”, se Ramushi do të bëjë edhe me veprime skandaloze me kalimin e kohës.

Image
Faton Mehmeti

“Besoj se veprimet e kryeministrit Haradinaj janë veprime që tregojnë mos adaptimin në postin e ri. Ramushi po vepron sikur të ishte çoban, njeri pa disiplinë dhe me mungesë edukate. Asgjë nuk është për tu habitur nga veprimet e tij, befasi do ishte sikur Ramushi te ishte sjellje dinjitoze. Haradinaj nuk mundet kurrë të jetë politikan modern, pos një ushtarak i padisiplinuar. Ramushi do të bëjë veprime edhe më skandaloze me kalimin e kohës, andaj do shohim show të kryeministrit edhe në të ardhmen”, ka përfunduar Mehmeti

Ndërsa, nga qeveria e Kosovës e kanë aresyetuar veprimin e Haradinajt.

Sipas një përgjigje të Zyrës së Kryeministrit që ia ka dhënë Kohavisionit thuhet se arsyeja ka qenë një takim i rëndësishëm që Haradinaj e ka pasur në ato momente. Por Zyra nuk e ka treguar për natyrën e takimi ose me kë ka pasur të takohet kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat