Trazirat e marsit dhe dëshmia që Mehmeti po i jep Prokurorisë

Politika

Trazirat e marsit dhe dëshmia që Mehmeti po i jep Prokurorisë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 janar 2018 Në ora: 16:15
Shkumbin Mehmeti

Deklaratat e dëshmitarit dhe të dënuarit për vrasje Shkumbin Mehmeti lidhur me trazirat e marsit 2004 dhe përfshirjen që ai thotë se e kanë pasur edhe njerëzit nga politika e sidomos partive të dala nga lufta ka bërë që të ketë reagime të shumta.

Dëshmia që Mehmeti e bërë në një televizion vendor, mund të dërgoj në zbulimin se kush në të vërtetë qëndron mbrapa trazirave të marsit në Mitrovicë dhe çka saktësisht ishte planifikuar të ndodhte ato ditë.

Prokurori i shtetit përmes një imail zyrtarë ka njoftuar se tashmë prokuroria ka autorizuar policinë që ta marrë në pyetje Sh. M, por që i njëjti ka kushtëzuar dëshminë.

Në njoftimin që ata kanë dërguar thuhet:Prokuroria njofton opinionin se me kohë ka ndërmarrë veprime konkrete lidhur me deklarimet e të dënuarit Sh.M. E vërteta është se, ai përmes policisë ka pohuar se kërkon të jap informacione lidhur me disa vrasje. Menjëherë, Prokuroria e ka autorizuar policinë që ta marrë në pyetje, tani të dënuarin Sh. M., mirëpo i njëjti policisë ia ka kushtëzuar dëshminë, duke kërkuar që Prokuroria, paraprakisht të ndikojë në prishjen e aktgjykimit të plotfuqishëm, me të cilin është dënuar me burg prej 30 vjetësh. Meqenëse, ai ka pasur kontakte me hetues policor, përmes tyre, është informuar se Prokuroria nuk mund të prish aktgjykimin e plotfuqishëm, por, nëse është i gatshëm të dëshmojë, si Prokurori, në kuadër të autorizimeve, do ta përkrahnim kërkesën e tij për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, nëse dëshmia e tij do të ndihmonte në zbulimin dhe ndjekjen e vrasjeve.

Po ashtu në njoftimin e prokurorit të shtetit thuhet se: Më 29.11.2016, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar një letër të tij, ku thuhet se dëshiron të takohet me prokurorët, për të dhënë informata në lidhje me vrasje. Më datë 27.01.2017, i njëjti është sjellë, i shoqëruar nga policia, në PSRK. Është inkurajuar për dhënien e dëshmisë, për rastet që ka në dijeni. I njëjti ka deklaruar se për disa nga këto raste ka dhënë dëshmi para prokurorëve të EULEX-it, dhe prapë ka për të dhënë dëshmi para prokurorit të EULEX-it, me datë 31.01.2017. Megjithatë, ai ka specifikuar se është duke bashkëpunuar me prokurorin e EULEX-it të PSRK-së, vetëm dhe ekskluzivisht në lidhje me rastin e quajtur ‘Olympia”, lidhur me vrasjen e dy oficerëve të UNMIK-ut, si dhe vrasjen në tentativë të dy oficerëve të tjerë, përkatësisht për rastin që ka ndodhur në Podujevë, më 23 mars 2004.

Para dhënies së dëshmisë, i njëjti ka kërkuar garancion që prokuroria ta kthejë në rigjykim, çështjen për të cilën ishte dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm, të cilin kusht, prokuroria nuk ka mundur ta premtojë, sepse është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.Meqenëse i njëjti kishte dhënë më parë një deklaratë para prokurorëve të EULEX-it dhe ai kishte ende për të dhënë një deklaratë më 31.01.2017 për të ashtuquajturin rast \"Olympia\", shqyrtimi i tij u ndërpre.

Lidhur me këtë cështje, Naim Miftari ish agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) ka thënë se rrëfimi i Shkumbin Mehmetit pranë EULEX-it është i besueshëm dhe ka shumë realitet brenda tij.

Image
Naim Miftari

Sipas tij, emisioni dhe rrëfimi para Baton Haxhiut( në rolin e kryeprokurorit) është i manipuluar dhe më tendenca pasi që nuk pyetet fare për lidhjet me SHIK-un dhe tenton që në emision të fsheh periudhën e veprimeve dhe urdhrave të marruara nga SHIK-u 2000-2003.

Sipas tij shumë shpejtë do dalin fakte të reja lidhur me këto që i ka thënë Mehmeti.

“Dita ditës do dalin fakte të reja lidhur me këto gjera të dhimbshme dhe të errëta për ardhmërinë e vendit tonë fatkeqësisht bosët e Shkumbinit dhe shumë tjerëve i kemi sot në presidencë, qeveri dhe parlament”, është shprehur Miftari.

Kurse sipas ekspertit të sigurisë,HajrullahTernava ka thënëse sikur prokuroria ta kishte kryer punën e sajë ashtu si duhet e pavarur dhe në detaje nëpërpikësh mëri me ligjet të ndodhive të 2004, sot situata e sigurisë do ishte me ndryshe në aspektin e nivelit shtetëror dhe ishin zbuluar në detaje organizatorët e atyre trazirave të përgjakshme të vitit 2004.

Image
HajrullahTernava

“Sikur që tani po e pranon dhe po e shpjegon vetëdëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale Shkumbin Mehmeti. Nëtërësitani po shihet se ato trazira dikush i ka organizuar dhe organizatoret pavarësisht se mund të jenëshqiptarë ata mund të ishin bashkëpunëtorë tëshërbimeve sekrete serbe, sikur që dihet edhe tani që të tillëbashkëpunëtorë të Serbisë ka edhe tani edhe jo në  numër të vogël. Sikur organet e hetuesisë ta kryenin punën ashtu si duhej, s’paku sot do ishte ma ndryshe dhe do të dihej se kryesit e atyre trazirave tëpërgjakshme ishin argat-bashkëpunëtor tëSerbisë të cilët do t’iu ndërprenë aktiviteti i tyre mëdënime më burg dhe do të dihej në detaje se kush ishin ata” ka thënëTernava.

Sipas tij, sikur tëndriçohen rastet në detaje të asaj kohe ajo do të ndikonte edhe te tjerët qytetarë dhe qartë do të dihej veprimi i atyre që ndodhë që“shiten si patriotëe në realitet dihet se kujt ja bëjnëargatin”.

“Mos zbulimi i atëhershëm i ka pasojat e veta, sepse atyre vepërkryesve i motivon që edhe në të ardhmen të kryejnë vepra tëngjashme kundër popullit të Kosovës. Sikur të zbardheshin më kohë kryesit dhe organizatoret e atyre trazirave sot situata e sigurisë do ishte në tersi ma ndryshe në të mire tëKosovës. Krejt për ketë situatë të kriminalizuar skajshmërish tësituatës në Kosovë fajtorë janëqeveritaret e deritashëm të cilët i emëruan njerëzit e vetë tëdëgjueshëmnëpër ato poste ku luftohet krimi nëpërgjithësi”, ka potencuar ai.

Për Tërnavën, po sikur ti kishim njerëzit e duhur në vende të duhura aty ku në tëvërtetë luftohet pamëshirshëm krimi i organizuar, Kosova moti do kishte liberalizim të vizave.

“Mjerisht pasluftës në shumë vende tërëndësishmeshtetërore erdhën njerëz pa kulturë institucionale dhe jo rastësisht tani jemi këtu ku jemi, edhe gjatë nuk do ta gjejmërrugën drejt BE-së mëkëto kuadro politike të “shefave tëmëdhenj“  ka deklaruar për “Bota sot”,HajrullahTernava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat