“Nesër Albin Kurti zgjidhet kryetar i VV-së dhe zyrtarizohet ndarja e saj”

Politika

“Nesër Albin Kurti zgjidhet kryetar i VV-së dhe zyrtarizohet ndarja e saj”

Nga Më 20 janar 2018 Në ora: 21:04
Albin Kurti

Fushata e zgjedhjeve të brendshme, ku është shpalosur platforma për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje nga kandidati Albin Kurti, është përmbyllur në përputhje me Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje nesër do të votojnë sipas parimit një anëtar–një votë nëpër vendvotimet që do të hapen në komunat e ndryshme të Kosovës dhe në mërgatë, përcjell "Bota sot".

Sipas analistit politik, për Lëvizjen Vetëvendosje nesër është dita më e rëndësishme që nga themelimi i saj.

Image
Faton Mehmeti

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” thotë se nesër në Lëvizjen Vetëvendosje do të ndodhin dy gjëra. Sipas Mehmetit, Albin Kurti do të zgjidhet kryetar i VV-së dhe do të zyrtarizohet ndarja e saj.

“Nesër në Lëvizjen Vetëvendosje do të ndodhin dy gjëra, së pari do zgjidhet Albin Kurti kryetar i saj, dhe se dyti do zyrtarizohet ndarja e saj. Kjo normalisht përkthehet në hyrjen zyrtare në krize të Vetëvendosje, e cila pas kësaj krize mund ose të dëmtohet ose të dal më e fortë. Krejt varet çfarë të ardhme i jep vizionit të VV-së, kryetari Albin Kurti”, tha Mehmeti.

Ai thotë se nëse Albin Kurti i hap dyert për kuadro të reja, Vetëvendosje shumë shpejt mund t'i zëvendësoj të larguarit, por nëse vazhdon me mbyllje të saj, veç do shkoj poshtë.

“Nëse Albin Kurti i hap dyert për kuadro të reja, natyrisht se Vetëvendosje shumë shpejt mund t'i zëvendësoj të larguarit, por nëse vazhdon me mbyllje të saj dhe pa debat, veç do shkoj poshtë. Kjo parti ndodhet në udhëkryq, nga nesër varet çfarë rruge do të merr. Nesër është dita më e rëndësishme për Vetëvendosjen që nga themelimi i saj”, përfundoi Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat