Miqtë e Kosovës me kërkesa të qarta, “krahu i luftës” të largohet nga skena politike!

Politika

Miqtë e Kosovës me kërkesa të qarta, “krahu i luftës” të largohet nga skena politike!

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 janar 2018 Në ora: 22:57
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Udhëheqja e vendit nga klasa politike e dalë nga lufta duhet të ndryshojë, kjo është një kërkesë që ndërkombëtarët e kanë përsëritur pothuajse vazhdimisht.

Ish-diplomati amerikan, Xhejms Rubin kishte deklaruar afër pesë vite më parë, se shpreson që krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është ose bëhet shumë vonë, por ata nuk e dëgjuan këshillën e tij.

Ndërsa, ditë më parë një deklaratë tëngjashme e ka bërë edhe miku i madh i shqiptarëve e diplomati amerikan, WilliamWalker.

Walkerka shprehur zhgënjimin e tij për gjendjen aktuale në Kosovë, duke thënë se gjërat nuk janë duke ndryshuar dhe se Kosova ka nevojëpër një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë, duke drejtuar një mesazh të qartë për liderët në Kosovë.

“Aktualisht klasa politike që udhëheq vendin ka dalë nga lufta, përderisa tani është koha që ky shtet të ketë një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë.Të gjithë theksojnë se dëshirojnë ndryshimin, por unë ndryshimin nuk po e shoh”, ka pohuar ai.

Deklarata të tilla janë të mirëpritura nga opozita, ndërkaq analistët politikëkanë thënë se Kosova ka nevojë për politikanë të pakorruptuar.

Koha që tu lëshohet udhë njerëzve me orientim drejt EU në bashkëpunim me USA

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku- Rexhepi, ka thënë për “Bota sot” se qytetarët ia besuan vendin “krahut të luftës” vetëm pas vdekjes së Presidentit Rugova.

Image
Valentina Bunjaku- Rexhepi

Sipas Bunjaku- Rexhepit, kjo klasë politike nuk mund ta drejtojë vendin përpara, sepse interesat personale të tyre e kanë dëmtuar atë.

“Qytetarët e vendit ua "besuan" të ardhmen e shtetit dhe orientimin politik të vendit "krahut të luftës" vetëm pas vdekjes së presidentit Rugova. Jo të gjithë,por shumë prej tyre e keqpërdorën në maksimum dhe tani si duket është kulmi.Vërejtjet e atëhershme tëXhejmsRubinit dhe tëWalkerWalkerit janë për ne që jetojmë në këtë vend. Klasa politike (krahu i luftës) në vend nuk mundet ta drejtojë vendin përpara,sepse interesat personale të tyre si duket kanë dëmtuar thelbin e shtetit”, ka deklaruar Bunjaku- Rexhepi.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ndarë mendim të njëjtë sikurse miqtë amerikanë, gjersa ka shtuar se është koha që udhëheqja duhet t’iu lëshohet njerëzve të cilët janëorinetuar që Kosova në të ardhmen të jetë në EU dhe bashkëpunim me USA.

“Luftëtarët në luftë  nuk mund të bëjnë politikën e njëjte në paqe. Kjo tanimëështë e ditur edhe në realitet.Por, si duket meritat e tyre në lufte janë degraduar në këtë paqe të brishtë. Vendi është  në kolaps, qytetarët çdo ditë e kanë më të vështirë jetesën e duhur, andaj mendoj njëjtë sikur miqtë amerikanë edhe unë. Është koha që ata të lëshojnë udhëheqjen e vendit njerëzve të cilët duhet orientuar Kosovën në një të ardhme drejt EU, bashkëpunimit të përhershëm me USA dhe një jetë më të dinjitetshme.Është ora e fundit për veprim pozitiv dhe tashmë edhe faktori ndërkombëtar kërkon ndryshime rrënjësore në lider-shipin e Kosovës”, ka shtuar Bunjaku- Rexhepi.

Kosova të ecë përpara

Ndërkaq, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, ka pohuar se është koha të lihet prapa e kaluara dhe të ecet me njerëz që kanë intelektin dhe kapacitetin që ta dërgojnë Kosovën përpara.

Image
Bajram Gecaj

“Sinjale të  tilla të drejtpërdrejta apo të tërthorta ka pasur në vazhdimësi nga miqtë të provuar të Republikës së Kosovës. Fatkeqësi është që këta njerëz ishin involvuar në politik në rend të pare, pra, shumica e tyre nuk e kanë pasur vendin aty fare. Disa nga ta as në luftë nuk kanë qenë më shumë se manipulator, por disa të tjerë, edhe pse kanë luftuar mirë dhe ndershëm, pas luftës janë përfshirë në veprime të këqija, korruptive dhe madje edhe kriminale. Është koha ta  lëmë të kaluarën prapa dhe të ecim para me njerëz të shekullit 21, me individë të cilët kanë intelektin dhe kapacitetin ta dërgojnë Kosovën atje ku e ka dhe gjithherë e ka pasur vendin - në strukturat euro-atlantike dhe në familjen e shteteve tëcivilizuara e demokratike. Me këta njerëz ky udhëtim do të jetë i vështirë, deri në të pamundur, prandaj populli i Kosovës duhet të vetëdijesohet dhe të mendoj mirë se kujt i japë votën; këtë duhet ta bëjë për hir të ardhmërisë së tyre dhe fëmijëve të tyre, jo për hir të asnjë partie politike”, ka pohuar Gecaj.

Kosova ka nevojë për një gjeneratë të re

Sikurse opozita, edhe analistët pohojnë se Kosova ka nevojë për një gjeneratë të re politike.

Analisti politik, Blerim Burjani, ka thënë për “Bota sot” se Kosova ka nevojë për politikanë të pakorruptuar, të pakriminalizuar dhe jo zhvatës.

Image
Blerim Burjani

“Në Kosovë ka nevojë për një politik të re një gjeneratë të re politik pa këto subjekte politike PDK, LDK,VV dhe tjerat që secila ka përgjegjësi në izolimin e Kosovës,pa viza dhe pa zhvillim ekonomik dhe me shëndëtsi tëkriminalizuar, pra duhet diçka plotësisht e re të zhvillohet. Kosova ka nevojë për politikanë të pa korruptuar, të pa kriminalizuar dhe jo zhvatës, të gjitha këto parti aktuale nuk ofrojnë qasje në zhvillim normal dhe të ndershëm për qytetarët. Nga skena politike duhet të largohen zhvatësit, përfituesit dhe analfabetët e shumtë që e kanë sjellë shtetin deri këtu”, ka theksuar Burjani.

“Krahu i luftës” në politikë ka hyrë për interesa personale

Kurse, analisti politik Nexhat Haziri, deklaratat e ndërkombëtarëve i konsideron kërkesa realiste dhe dashamirëse për Kosovën.

Image
Nexhat Haziri

Sipas Hazirit, i ashtuquajturi “krahu i luftës” në politik ka hyrë për interesa, për pushtet dhe për para.

“Mendoj se këto dy deklarata nga këta dy miq të mëdhenj të Kosovës, janë kërkesa realiste dhe dashamirëse për Kosovën dhe të ardhmen e saj. I ashtuquajturi "krahu i luftës" në politik hyri për interesa mafioze të grupeve të ngushta që përvetësuan, jo vetëm luftën, por edhe lirinë e Kosovës duke devalvuar çdo vlerë të shoqërisë të ndërtuar në etapa të ndryshme të rrugëtimit të Kosovës për liri,demokraci dhe pavarësi. Motivi i vetëm i tyre ishte pushteti,nami dhe paraja pa zgjedhur mjete dhe mënyra duke e sjellë Kosovën dhe qytetarët në një situatë të pashpresë siçështë aktualisht. Andaj është koha e fundit që Kosova të çlirohet nga këta "çlirimtarë" që abuzuan me lirinë dhe të ardhmën e vendit”, ka deklaruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat