Deputetja e LDK-së flet për amanetin që e la Presidenti Rugova

Politika

Deputetja e LDK-së flet për amanetin që e la Presidenti Rugova

Albulenë Muji  Nga Albulenë Muji Më 21 janar 2018 Në ora: 14:04
Presidenti historik Ibrahim Rugova

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi ka folur për “Bota sot” në përvjetorin e vdekjes së Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Deputetja Bunjaku Rexhepi ka thënë se është e vështirë të flitet për presidentin Rugova dhe për atë se sa tani po vërehet mungesa e tij, pasi që vendi është në një rrugë të gabuar.

Image
Valentina Bunjaku Rexhepi

 

“Është e vështire të flitet për presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në përvjetor apo data që lidhen me jetën e tij. Presidentin e kujtojmë pothuajse çdo dite e më tepër, aq sa kalon koha nga vdekja e tij aq më tepër vërehet mungesa, sidomos tani kur Kosova është në një rrugë të gabuar, pa orientim dhe drejtim të duhur”, ka deklaruar Bunjaku Rexhepi.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se Presidenti Rugova i ka lënë amanet vizionin dhe synimin për një shtet të qëndrueshëm.

“Presidenti, megjithatë në të rinjve na la amanet vizionin dhe synimin për një shtet të qëndrueshëm, të fortë e të barabartë. Na la fjalët Liri, Pavarësi e Demokraci. Na la motivin se si punohet për një të ardhme të ndritur, rrugën drejte EU dhe miqësinë me SHBA si aleate të përhershme!!!

Lavdi jetës dhe veprës se Presidentit historik dr.Ibrahim Rugova”, ka thënë Bunjaku Rexhepi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat