“Vuçiq njohu pavarësinë e Kosovës me vizitën e djeshme”

Politika

“Vuçiq njohu pavarësinë e Kosovës me vizitën e djeshme”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 21 janar 2018 Në ora: 15:31
Aleksandar Vuçiq

Koordinatori i Akademisë ushtarake në Danimarkë (EBA), Drizan Shala, ka komentuar lidhur me vizitën e djeshme të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Ndonëse pati kritika për vizitën e tij, Vuçiq dje ka qëndruar në territorin e Kosovës, në vendet si Mitrovicë, Graçanicë dhe Llapnallesë . Vizita e tij, e cilas sipas Vuçiqit, u bë vetëm për të biseduar me serbët, erdhi vetëm katër ditë pas vrasjes së liderit Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviqit.

Image
Drizan Shala

E vizitën e tij, koordinatori Shala nuk e sheh si cënim të sovranitetit. Kjo pasi vizita e presidentit serb erdhi me leje të institucioneve të Kosovës, gjë që sipas Shalës, dëshmon  pranimin e “njohjes së pavarësisë së Kosovës”, nga shteti serb.

“Lidhur me vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë nuk e shoh si cënim i sovranitetit. Kjo për arsye që këtë vizitë e kanë lejuar institucionet e Kosovës dhe kjo e tregon që shteti serb i ka pranuar institucionet e Republikës dhe kjo vetëm që i forcon ato dhe është një hap i vogël edhe drejtë njohjes së Kosovës si një fakt "juridiko-ndërkombëtar"”, ka thënë për “Bota sot”, Drizan Shala.

Shala më tej ka analizuar edhe përcjelljen e eskortës së Vuçiqit nga Njësia Speciale e Kosovës, duke theksuar se siguria ishte nën urdhërat e sistemit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Në aspektin e sigurisë së eskortës së Presidentit të Serbisë, kanë qenë të aktivizuar Njësitet Speciale të Kosovës siç janë: Njësia e Mbrojtjes së Afërt (NjMA)", përgjegjës për perimetrin e dytë të sigurisë dhe Njësia Speciale Operative (NjSO) ,e cila ishte në dispozicione në rast të asistencës së NjMA të PK-së. Dhe sa i përket sigurimit të perimetrit të parë të sigurisë, ajo ishtë kompetencë e Njësisë Speciale Serbe (Kobrat ) e Xhandermërisë së Serbisë, por e cila ishte nën urdhërat e sistemit të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka pohuar koordinatori I EBA-së, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat