“Rugova çoi Kosovën në miqësi të përjetshme me Amerikën”

Politika

“Rugova çoi Kosovën në miqësi të përjetshme me Amerikën”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 21 janar 2018 Në ora: 16:56
rë. Foto ekskluzive e bërë në vitin 1997, afër Capitol Hill në Washington D.C.

Në 12 vjetorin e vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova, ai po konsiderohet se një lider i papërsëritshëm tek shqiptarët.

“Gjithmonë do t’i mungojë Kosovës Ibrahim Rugova, gjithmonë do të shkëlqejë me mungesën e tij, gjithmonë do të themi ah sikur të ishte ai ndërkohe qe është derdhe në ne, në secilin prej nesh nga që ne nuk e tejkalojmë dot në asnjë aspekt. Ai na i ka drejtuar udhët, na i ka mësuar udhët, na i ka caktuar shtigjet, na i ka gjetë miqtë, na i ka shtruar shinat e të ardhmes tonë, thotë publicisti Rexhep Shahu nga Shqipëria.

Image
Rexhep Shahu

Sipas tij, ai do të shkëlqejë në të ardhmen edhe më shumë, sepse ai ishte e ardhmja, ai ishte arkitekti i saj.

“Nuk ka lëmi të jetës që ai të mos jetë udhërrëfyes, prijës, i urtë, i ditur. Në shkencë priu, ne dijë priu, në politike priu, në mirësi priu, në patriotizëm priu, në atdhetari priu. Ai sfidanti që i shembi kundërshtaret, i la udhëve të lehnin dhe vete eci, vetëm eci drejt qëllimit, drejt fundit dhe e çoi Kosovën atje ku e kishte caktuar ta çonte, në shtet të lirë, sovran, të barabartë mes shteteve tjera, në miqësi me Amerikën të përjetshme”, deklaroi Shahu.

Ai thotë se ish-presidenti historik do t’i mungojë për gjithmonë shqiptarëve.

“Ai nuk do të përsëritet në madhështi, ai do të mungojë gjithmonë, ai nuk mund të zëvendësohet, ajo do të jete modeli që synohet e nuk mbërrihet, ai ishte e do të mbetet shenjti ynë, shenjti i 9 shqiptareve. Lum kush ka urtësinë të mësojë prej tij”, shtoi Shahu.

Ndryshe, sot është 12 vjetori i vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Gjatë ditës, në shenje respekti ndaj tij është mbajtur edhe një akademi përkujtimore, si dhe janë realizuar me dhjetëra vizita tek varri i tij në lagjen “Velani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat