Millaku flet për vrasjen e Komandant Drinit: Shteti ynë i ri ka rënë thellë në humnerën e SHIK-ut

Politika

Millaku flet për vrasjen e Komandant Drinit: Shteti ynë i ri ka rënë thellë në humnerën e SHIK-ut

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 janar 2018 Në ora: 19:57
Drita Millaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, konsideron se shteti ka rënë në humnerën e SHIK-ut. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”,  Deputetja Millaku flet lidhur me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ndërsa kërkon dorëheqjen e Presidentit të vendit Hashim Thaçi. Deputetja Millaku, thotë se qëndron prapa asaj që ka deklaruar më herët sa i përket zbardhjes së vrasjes së Komandant Drinit. Ajo thotë,  se me këtë vetëm ka hedhur dritë mbi shkresat e lëndës të rastit të Komandant Drinit në Gjykatë.

“Bota sot”: Znj. Millaku, çështja kryesore demarkacionit, a mendoni se do të arrijë të kalojë në Kuvend?

Drita Millaku: Kjo është çështje shumë delikate dhe nuk do të duhej të kalonte në Kuvend dhe shpresojë të mos kalojë fare.

“Bota sot” : Në agjendën e kuvendit ka një tentativë sërish të futet gjykata speciale. Sa mund ta dëmtojë kjo vendin marrë parasysh alarmin që kanë dhënë faktorë ndërkombëtar?

Drita Millaku: Qeveria e Kosovës me veprimet e deritashme e ka lënduar  imazhin e shtetit të Kosovës gjë që i ka sjellë dëm të madh çështjes sonë e sidomos në arenën ndërkombëtare. Por, ky veprim e lëndon në masë të madhe pozitën tonë edhe ashtu të brishtë të Kosovës në botën demokratike dhe i jep shkas vendeve jo mike të arsyetojnë qëndrimet e tyre negative për ne. Kjo tregon jo seriozitetin tonë dhe është hap i gabuar me mesazh edhe më të keq të mundshëm për shtetet që na kanë ndihmuar të arrijmë deri këtu. Unë nuk do të votojë ndryshimet për Gjykatën Speciale, sepse nuk jam e interesuar që prapë të vijë në Kosovë Rusia dhe shtetet afrikane. Por, krejt çfarë mund të them është që Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje. Po ashtu ne duhet të mësohemi që të japim llogari për gabimet që i bëjmë e sidomos ato gabime të qëllimshme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat