A do të ketë shfuqizim të vendimit për rritjen e pagave nga Haradinaj?

Politika

A do të ketë shfuqizim të vendimit për rritjen e pagave nga Haradinaj?

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 21 janar 2018 Në ora: 21:47
Qeveria Haradinaj

Vendimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave për vartësit e tij mund të shfuqizohet pas qershorit të këtij viti.

Ministri i MAP, Mahir Yahgcilar dhe përfaqësues të Institutit GAP kanë pohuar  se projektligji që është kërkesë e Komisionit Evropian për nivelizimin e pagave në sektorin publik do ta shfuqizojë vendimin e kryeministrit për rritjen e pagës së tij nga 1.500 në 2.950 euro.

Yahgcilar ka thënë se do të jetë për herë të parë parë një ligj i cili rregullon të gjitha pozitat sa i përket pagave për të gjithë sektorët.

 “Munde të ndodhë, sepse ligji kur aprovohet atëherë është një ligj i cili vlen. Se a ka me mbetur i njëjti raport apo të ndryshohet ai raport(vendim), tek gjatë punimeve, gjatë hartimit dhe kur propozohet projektligji për Qeverinë do të dihet ndikimi në vlerën financiare pozita përkatëse”, ka pohuar ministri Yagcilar.

Sipas tij, paga më e lartë do të jetë ajo për Presidentin e shtetit, dhe paga më e ulët do të jetë 232 euro.

Yagcilar nuk deklaroi se sa do të jetë paga e presidentit, sepse sipas tij, nuk është definuar ende.

Duke folur rreth mundësisë për ndryshimin e këtij ligji, njohësit juridik kanë thënë për “Bota sot” se gjasat janë të vogla.

Profesori i së drejtës, Lirim Zorra, ka pohuar se deklarata e ministrit Yahgcilar është më shumë për ndryshim të koificenteve të rrogave që janë sot.

Sipas Zorrës, nuk mund të ketë ndryshim te Kryeministri dhe ministrat sa i përket pagave.

Image
Lirim Zorra

“Deklarata e  ministrit  Yaglichar  është  më shumë për ndryshim  të koificenteve të rrogave të cilat janë sot  dhe të  përdoren  metodat  nga  Bashkimi Evropian andaj  nuk  e  shoh  si përpjekje për shfuqizim, por vetëm si  element rregullativ brenda administratës publike të Kosovës, Gjasat  për të  ulur  rrogat janë të vogla, sepse vetë deklarata e kryeministrit Haradinaj  ishte që  përmes rritjes së rrogave  mund të ulet  korrupsioni dhe është  një pagë  dinjitoze për stafin politik  dhe ministror. Andaj,  edhe ministri Yaglichar  e ka mbështetur  rritjen e rrogave, andaj  kjo  është  vetëm për nivelet  mesatare  dhe të ulta  të shërbyesve civilë  të  cilët edhe ata kanë shumë ankesa për  nivelin e tanishëm të koificinteve për pagesa  dhe  si e tille nuk e shoh që mund të ketë ndryshim  të  kryeministri dhe ministrat,  duhet parë  rastin e dërguar  në Gjykatë Kushtetuese që a ka pasur konflikt  interesi dhe a i lejohet  qeverisë momentale  që t’ia rritë vetëvetes rrogat”, ka theksuar Zorra.

Kryeministri Haradinaj në dhjetor të vitit të kaluar, kishte marrë vendim për t’ia dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të tij. Paga e Kryeministrit kishte qenë 1500 euro, ndërsa tani është 2950 euro. Me vendimin e tij, paga e zëvendëskryeministrit është 2500 euro, ndërsa ministrat paguhen 2000 euro. Ndryshim të pagave kanë pësuar edhe disa zyrtarë të tjerë të Qeverisë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat