Intrigat e rrezikshme të klasës politike dhe nevoja për rikthim te vizioni Rugovian

Politika

Intrigat e rrezikshme të klasës politike dhe nevoja për rikthim te vizioni Rugovian

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 janar 2018 Në ora: 19:47
Nga e kaluara e kundërshtimit primitiv deri te përkulja te varri i Presidentit Rugova

“Lidhja me SHBA-në dhe vendet perëndimore ishte vlerë, mundësi për shtet ndërtim dhe fuqizim në rajon me miq të fortë. Andaj veprimet e qeveritareve janë në kundërshtim të plotë me këto parime. Po ashtu, edhe populli e din shumë mirë se kur bëhen se nderojnë figurën e Presidentit Rugova, nuk harrojnë as të kaluarën e kundërshtimit primitiv të tij”, ka thënë deputeti Armend Zemaj për gazetën “Bota sot”.

Emri i Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova tash e sa kohë po vazhdon të përdoret  për poenë politike nga drejtuesit aktual të shtetit, të cilët pa menduar fare për veprimet e tyre të fundit, mundohen që sërish tu hedhin “hi syve” të qytetareve të Kosovës.

Njohësit e çështjeve politike, vlerësojnë se disa nga drejtuesit e shtetit po nderojnë Presidentin Rugova, e në anën tjetër veprimet që ata i bëjnë (tentimet për shfuqizimin e Speciales), janë në kundërshtim me frymën Rugoviane.

Sipas tyre, përfaqësuesit e lartë të shtetit të Kosovës e nderojnë Rugovën jo pse e kanë dashur, por pse ju duhet, meqë pesha e tij publike është një ortek që i ndjek ata nga mbrapa.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, konsideron se Presidenti Rugova nderohet nga populli dhe po ashtu do të vazhdojë të  nderohet, por sipas tij, është e vështirë të thuhet se këta bartës së funksioneve të shtetit munden, dinë apo duan të jenë në frymën e trashëgimisë së vlerave që i la President Rugova, mbi të gjitha kanë logjikë dhe ideologji skajshmërish të kundërt me atë që ka përfaqësuar Presidenti Rugova.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat