A mund të pranojë Mali i Zi marrëveshje të re për Demarkacionin?

Politika

A mund të pranojë Mali i Zi marrëveshje të re për Demarkacionin?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 janar 2018 Në ora: 22:41
Ilustrim

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë për media vendore  se ka biseduar me anëtarë të Qeverisë së Kosovës, për një marrëveshje të re për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Unë kam biseduar me disa anëtarë të Qeverisë të cilët nuk janë nga AAK-ja. Janë nga tjera parti tjera. Ata po mundohen që ta bëjnë një deklaratë me Qeverinë e Malit të Zi, e cila do ta rikonfirmon pikën 7 të marrëveshjes së demarkacionit e cila do thotë se në dy vitet e ardhshme pasi ta ratifikoj Kosova, kur të bëhet shënimi i pikës kufitare do ta përforcojë atë që thotë se dokumentet shtesë do të merren parasysh dhe kufiri lëvizë jashtë asaj që është shkruar në marrëveshje”, ka thënë Deda.

Image
Faik Krasniqi

Ndërkaq, analisti Faik Krasniqi duke folur për nismë të deputetit Deda, ka thënë se do të ishte gjë e mirë nëse Mali i Zi do ta pranonte.

“Do të ishte gjë e mirë nëse Mali i Zi pranon që në dy vitet e ardhshme pasi ta ratifikoj Kosova, kur të bëhet shënimi i pikës kufitare do ta përforcojë atë që thotë se dokumentet shtesë do të merren parasysh dhe kufiri lëvizë jashtë asaj që është shkruar në marrëveshje”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Ai ka shtuar se është skeptik nëse kjo marrëveshje do të kishte sukses, pasi që Mali i Zi e konsideron çështje të mbyllur Demarkacionin me Kosovën.

“Por, a do të pranonte Mali i Zi një marrëveshje të tillë. Prandaj jam skeptik që nisma e deputetit Ilir Deda do të ketë sukses, e aq më pak që Podgorica zyrtare këtë çështje është duke e konsideruar si çështje të mbyllur”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat