Ish ministri i FSK-së përkrahë qëndrimet e SHBA-ve për ushtrinë e Kosovës

Politika

Ish ministri i FSK-së përkrahë qëndrimet e SHBA-ve për ushtrinë e Kosovës

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 29 janar 2018 Në ora: 18:43
Forcat e Armatosura të Kosovës

Formimi i ushtrisë së Kosovës është premtuar vazhdimisht sa herë qe ishte kohë fushate nga shumë politikanë, e edhe nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, madje ai tha se marsi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me ushtri Ndërsa qëndrimi i aleancës veriatlantike është se ushtria duhet të bëhet në bazë të procedurave kushtetuese.

Gjatë një vizite në Kosovë, Zëvendës sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller theksoi se edhe në takime me përfaqësues të institucioneve kanë diskutuar rreth kësaj çështje, porse qëndrimi i NATO-s vazhdon të jetë i pandryshuar se transformimi i FSK-së është çështje e autoriteteve kosovare. Përpos Gottemoeller ishte edhe ambasadori Delawie ku tha se SHBA përkrahë Kosovën në formimin e ushtrisë, mirëpo vetëm në bazë të ndryshimit kushtetuese

Image
Haki Demolli

Lidhur me këtë çështje Haki Demolli ish ministër i FSK-se ka thënë për “Bota sot” se Lidhja Demokratike e Kosovës përkrahë qëndrimet e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorit Greg Delawie.

“Qëndrimet tona janë te ditura për formimin e ushtrisë vetëm ne baze te ndryshimeve kushtetuese, mirëpo i takon akterëve politik te merren me ketë problem dhe ta zgjidhin atë. Kjo qeveri po na qon në izolim me faktorët ndërkombëtare, dhe ajo qka mund te them është se Lidhja Demokratike e Kosovës i përkrahë qëndrimet e SHBA-ve dhe të ambasadorit amerikan”, ka përfunduar Demolli Ndryshe, edhe presidenti Thaçi gjatë fjalimit të tij vjetor ka thënë se ndër prioritet kryesore është dhe mbetet vazhdimi i punës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat