Të pangopurit që po e hanë Kosovën

Politika

Të pangopurit që po e hanë Kosovën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 6 shkurt 2018 Në ora: 21:53
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Të gjithë ishin të gëzuar, Hashimi kishte hapur krahët e gllabërimit, derisa Pacolli i ekzaltuar sikur  kishte qëlluar “ thembrën e Akilit”. Kështu dukej përgjithësisht atmosfera në darkën e shtruar nga Pacolli. Në këtë shtëpi, Pacolli shpesh herë ka firmosur marrëveshje jo vetëm ekonomike, por edhe  politike.

Kjo darkë ishte joformale, por, sigurisht se janë folur edhe tema të nxehta politika, e dikush mbase erdhi me kontrata në xhep për të pasuruar oligarkët e vet. Për më tepër arsyet e mos pjesëmarrjes së Limajt në këtë darkë kanë të bëjnë me mbajte inati Thaçit, që në mes të Veselit dhe Limajt e zgjodhi të parin.

Dikush nga të pranishmit edhe nxori në fb një foto të përbashkët, me luksin e një darkë që kalon mijëra euro. Një populli i varfër mbanë në kurriz një grup politikanësh të korruptuar, të babëzitur deri në skajshmëri dhe pa asnjë  fije ndërgjegje.

Nga të gjithë të pranishmit, Thaçi kishte letrat në xhep të porositur nga oligarkët e tij të klanit “Pronto”. Me propozimin që të s’postoheshin Qeveria, Kuvendi dhe Universiteti në Hajvali, Hashimi iu siguron dhënie tenderi kompanive të mëdha, të cilët janë pjesë e kapjes së shtetit. Sigurisht se përqindja për Thaçin nuk do të jetë e vogël, çështje pazari në një darkë që nuk kishte pse ndodhte.

Derisa, fëmijët e Kosovës vuajnë për kafshatë buke, shkojnë në shkollë me këpucë migjeniane, me mjerimin që ka kapur për fyti këtë popull, vetëm një qeveri e panjerëzishme do të bënte luks.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat